Një i ri me origjinë nga Afrika e Veriut dyshohet të jetë autori i vrasjes së të riut shqiptar Hekuran Cumani në Itali.
Miqtë e viktimës dhanë informacione specifike, dhe shumë nga dëshmitarët e shumtë të pranishëm i kanë konfirmuar ato, ndërsa besohet se i riu afrikan me grupin e miqve të tij, e nisi përleshjen fillimisht brenda dhe më pas jashtë pub-it 100Dieci, ku sapo kishte përfunduar një festë universitare e së premtes.
Hetuesit nga Skuadra e Perugias e kanë identifikuar dhe po punojnë për kapjen e autorit.