Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

2025/10/14 at 11:57 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Si po i përdor Kina mineralet e rralla si armë strategjike?

Kapja e fortë e Kinës tek mineralet e rralla – burime thelbësore për industrinë elektronike, automobilistike dhe mbrojtëse i jep vendit një avantazh të madh strategjik ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë negociatave në zhvillim mbi kushtet e tregtisë.


Duke kontrolluar rreth 60% të prodhimit global të mineraleve të rralla dhe pothuajse 90% të përpunimit të tyre, Kina ka përforcuar edhe më shumë ndikimin e saj, duke vendosur kufizime në eksportin e elementeve të rralla dhe magneteve të përhershme.

Disa prej këtyre masave, të cilat fillimisht ishin përgjigje ndaj tarifave të larta të vendosura mbi eksportet kineze nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, u lehtësuan përkohësisht për t’i hapur rrugë negociatave tregtare ndërmjet dy vendeve.

Megjithatë, të enjten (09.10.2025), Pekini njoftoi kufizime të reja të gjera mbi eksportet e mineraleve të rralla, duke përfshirë ndalime për teknologjinë e përpunimit dhe kufizime të drejtpërdrejta për përdoruesit jashtë vendit në fushën e mbrojtjes dhe të gjysmëpërçuesve. Kjo lëvizje përbën versionin kinez të rregullit amerikan për produktet e huaja direkte, përmes të cilit Uashingtoni kufizoi eksportet e çipave drejt Kinës, edhe nga vende të treta.

Ky vendim, i marrë disa javë para një takimi të mundshëm kokë më kokë midis Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, thekson edhe më shumë varësinë e SHBA-së, e cila mungesën e kapaciteteve të veta për përpunimin e mineraleve e ka kthyer në një dobësi strategjike.

“E gjithë ekonomia botërore varet nga këta magnetë që prodhohen në Kinë,” — shprehet Jost Wübbeke, bashkëthemelues i kompanisë kërkimore Sinolytics me qendër në Berlin, që fokusohet në ekonominë dhe politikat industriale të Kinës. “Nëse ndalet eksporti i tyre, efekti do të ndihet në të gjithë botën.”

Ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit, të shkaktuara nga kufizimet e mëparshme, tashmë kanë goditur rëndë industritë amerikane. Kompania Ford, për shembull, njoftoi në maj se ishte detyruar të ulte prodhimin e SUV-ve në fabrikën e Çikagos për shkak të mungesave. Ndërkohë, furnizuesit e pjesëve të automobilëve Aptiv dhe BorgWarner deklaruan, se po zhvillojnë motorë me pak ose aspak përmbajtje të mineraleve të rralla, për të shmangur varësinë nga furnizimet kineze.

Michael Dunne, një këshilltar me fokus në tregun kinez, deklaroi për The New York Times në qershor se kufizimet e Kinës “mund ta paralizojnë plotësisht prodhimin e automjeteve në fabrikat amerikane.”

Konsumimi i rezervave amerikane
Një anketë e zhvilluar në maj nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kinë tregoi se 75% e kompanive amerikane presin që rezervat e tyre të mineraleve të rralla të shterojnë brenda pak muajsh. Prodhuesit amerikanë i bënë thirrje Uashingtonit të negociojë për heqjen e kufizimeve, dhe gjatë bisedimeve tregtare të zhvilluara në Londër në qershor, Kina ra dakord të përshpejtojë miratimin e licencave të eksportit, megjithëse ende ekziston një numër i madh kërkesash të papërpunuara. Kufizimet më të fundit të Kinës, megjithatë, rrezikojnë të zhbëjnë çdo përpjekje për lehtësim të situatës.

Përdorimi strategjik i mineraleve të rralla nga Kina si mjet presioni gjeopolitik nuk është i ri. Në vitin 2010, Pekini ndaloi për dy muaj eksportet drejt Japonisë gjatë një mosmarrëveshjeje territoriale, duke shkaktuar rritje të menjëhershme të çmimeve dhe duke zbuluar rreziqet e varësisë nga një burim i vetëm furnizimi.

Gabriel Wildau, drejtor menaxhues në firmën këshilluese për drejtues ekzekutivë Teneo me qendër në Nju Jork, paralajmëroi, se regjimi i licencimit të eksporteve të Kinës është një strukturë e përhershme, jo thjesht një reagim ndaj tarifave të vendosura nga Trump.

Në një shënim dërguar klientëve në qershor, ai shkruante se “ndërprerjet e furnizimeve do të mbeten një kërcënim i vazhdueshëm,” duke nënkuptuar se Kina synon të ruajë ndikimin e saj strategjik ndaj Shteteve të Bashkuara.

Edhe industria evropiane ndikohet nga kufizimet e Kinës
Shtetet e Bashkuara nuk janë të vetmet që po vuajnë mungesën e mineraleve të rralla. Bashkimi Evropian varet nga Kina për rreth 98% të magneteve të rrallë tokësorë, të nevojshëm për prodhimin e pjesëve të automobilëve, avionëve luftarakë dhe pajisjeve të imazherisë mjekësore.

Në qershor, Shoqata Evropiane e Furnizuesve të Automobilëve paralajmëroi se sektori “po përjeton tashmë ndërprerje të konsiderueshme” për shkak të kufizimeve të vendosura nga Kina, duke shtuar se ato kanë shkaktuar mbylljen e disa linjave dhe fabrikave prodhimi nëpër Evropë, me pasoja të tjera të pritshme në javët në vijim ndërsa rezervat po shterojnë.

Sipas Alberto Prina Cerai, studiues në Institutin Italian për Studime Ndërkombëtare Politike (ISPI), Brukseli ka nevojë urgjente “të fitojë kohë.” “Në aspektin e përmasave, ne [Perëndimi] nuk mund të arrijmë Kinën,” paralajmëroi ai. “Ata kanë një zinxhir furnizimi të integruar, nga miniera deri te magneti, që është jashtëzakonisht i vështirë për t’u kopjuar.”

Megjithëse një ndarje e plotë nga Kina është “e paimagjinueshme” në afat të shkurtër, ai shtoi se BE-ja duhet të menaxhojë këtë varësi me një strategji industriale të qëndrueshme dhe koherente.

Komisioni Evropian, pushteti ekzekutiv i Bashkimit Evropian, synon që deri në vitin 2030 të prodhojë 7,000 ton magnetë brenda territorit të BE-së, duke investuar në projekte të nxjerrjes, përpunimit dhe riciklimit të mineraleve të rralla. Një fabrikë e madhe përpunimi të mineraleve të rralla, është hapur tashmë në Estoni, ndërsa një tjetër në jugperëndim të Francës pritet të bëhet funksionale në vitin 2026.

Pas një takimi me homologun e tij kinez në maj, Komisioneri Evropian për Tregti, Maros Sefcovic, i quajti kufizimet e Kinës “jashtëzakonisht shqetësuese” për sektorët e prodhimit të automobilëve dhe atyre industrialë të Evropës. Kina propozoi krijimin e një “kanali të gjelbër” për përshpejtimin e licencave të eksportit për kompanitë evropiane, por ekspertët paralajmërojnë, se miratimet mund të zgjasin deri në 45 ditë.

India kufizon eksportet për të rritur furnizimin e brendshëm
Megjithëse India zotëron rezervat e pesta më të mëdha të mineraleve të rralla në botë — rreth 6.9 milionë ton metrikë — ajo kontribuon me më pak se 1% të furnizimit global. Arsyeja kryesore është mungesa e kapaciteteve të përpunimit për t’i kthyer këto lëndë në përbërës të përdorshëm për teknologjitë e avancuara. Si shumë vende të tjera, India varet ende nga eksportet kineze, të cilat gjithashtu janë prekur nga kufizimet e fundit.

Edhe pse Nju Delhi ka shtuar përpjekjet për të diversifikuar burimet e furnizimit përmes marrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara, Australinë dhe vendet e Azisë Qendrore, progresi deri më tani ka qenë i ngadalshëm.

Në qershor, qeveria indiane urdhëroi kompaninë shtetërore IREL të ndalojë eksportet e mineraleve të rralla të prodhuara brenda vendit — përfshirë edhe ato që dërgoheshin në Japoni — me qëllim ruajtjen e furnizimeve për prodhuesit vendas. Në vitin 2024, IREL kishte dorëzuar një të tretën e 2,900 tonëve metrikë të mineraleve të rralla që nxjerr në Japoni, përmes një kompanie japoneze përpunuese.

Liderët e G7 zotohen të përballen me ndërprerjet nga Kina
Me dominimin e Kinës mbi mineralet e rralla që nuk pritet të sfidohet së shpejti, liderët e vendeve të G7, të mbledhur në Kanada në qershor, ranë dakord për një strategji të përbashkët për të parandaluar mungesat kritike të këtyre burimeve thelbësore. Ata u zotuan për një reagim të koordinuar ndaj ndërhyrjeve të qëllimshme në treg, siç është rasti i Kinës, si dhe për masa për të diversifikuar prodhimin dhe zinxhirët e furnizimit.

“Duke e njohur këtë kërcënim ndaj ekonomive tona, si edhe rreziqe të tjera që prekin qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit me minerale kritike, do të punojmë së bashku dhe me partnerë përtejG7 për të mbrojtur me shpejtësi sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare,” thuhej në dokumentin e grupit të ekonomive të zhvilluara, të titulluar “Plani i Veprimit i G7 për Mineralet Kritike.”

Ndërkohë, Alberto Prina Cerai nga ISPI deklaroi për DW, se aksesimi i mineraleve të rralla do të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Perëndimin, teksa teknologjitë e avancuara po zhvillohen me ritme të shpejta, duke theksuar se “robotika dhe humanoidët mund të shndërrohen në një treg kyç në të ardhmen e afërt.”

Vendet rivale rrisin prodhimin e mineraleve të rralla

Pas rezervave gjigante të Kinës, që arrijnë në rreth 44 milionë tonë minerale të rralla, vendet me sasinë më të madhe pas saj janë Brazili, India dhe Australia, me një total prej rreth 31.3 milionë tonësh, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Së fundmi, janë zbuluar gjithashtu rreth 20 milionë tonë të tjera në Kazakistan, duke e rritur ndjeshëm potencialin global jashtë Kinës.

Nga të gjitha vendet konkurrente, Shtetet e Bashkuara dhe Australia janë më të avancuara në rritjen e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve të rralla, ndërsa planet e vendeve të tjera ndodhen ende në fazat fillestare ose të ndërmjetme. Këto projekte kërkojnë investime shumëvjeçare — nga 5 deri në 10 vjet, përfshirë studime mjedisore të detajuara dhe investime që arrijnë në miliarda dollarë.

Një tjetër burim i mundshëm i mineraleve të rralla mund të jetë Groenlanda, pavarësisht kushteve të saj të ashpra klimatike.Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar tashmë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e burimeve minerare atje. Në vitin 2023, projekti Tanbreez në jug të Groenlandës u rendit nga Mining Intelligence si projekti më premtues i mineraleve të rralla në botë, me rezerva të vlerësuara prej rreth 28.2 milionë tonësh.

Megjithatë, derisa furnizimet alternative të këtyre elementeve të rralla të zgjerohen ndjeshëm, Kina do të vazhdojë ta përdorë këtë burim kritik si armë gjeopolitike të fuqishme, duke mbajtur industrinë dhe ekonomitë globale nën ndikimin e saj.

Sipas Jost Wübbeke nga Sinolytics, është e vështirë të besohet se vendet e tjera do të arrijnë ndonjëherë të sfidojnë dominimin e Kinës, për shkak të avantazhit të saj të madh në kosto dhe shkallë prodhimi.

“Në momentin që Kina heq kufizimet e eksportit, çmimet bien dhe situata e furnizimit lehtësohet. Askush nuk do të flasë më për varësinë nga Kina, sepse fokusi do të kalojë tek çmimet,” — tha Wübbeke për DW. “Minierat dhe rafineritë jashtë Kinës duhet të konkurrojnë me këto çmime — dhe zakonisht, nuk munden.” DW



Ju sugjerojmë

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
Aktualitet

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

14 Tetor, 2025 4:26 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
Bota

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

14 Tetor, 2025 3:16 pm
OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
Bota

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

14 Tetor, 2025 2:46 pm
Para
Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi

Mori në shtëpi si grua të katërt të miturën, burg për mjekun kirurg Dervish Hasi

Shqipëri-Serbi, UEFA konfirmon stadiumin për duelin

Sot ndeshja Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë

Trump nuk përjashton mundësinë e hetimit të Bidenit: Gaboi që nuk fali veten

Gaza/ Biden përgëzon Trump për planin e paqes
















TE FUNDIT

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
14 Tetor, 2025

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për...

Lexo më shumë

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
14 Tetor, 2025

Vetë Altin Dumani thotë kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK nuk do të rikandojë sërish. Por, në...

Lexo më shumë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
14 Tetor, 2025

Sot në orën 19:00 luhet miqësorja mes Shqipërië dhe Jordanisë në 'Air Albania'. Pas fitores 0-1 në Serbi, trajneri Sylvinho...

Lexo më shumë

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
14 Tetor, 2025

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve të kreut të SPAK, Altin Dumani, deputeti i PD Oerd Bylykbashi e pyeti në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com