Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të jetë të hënën e 13 tetorit në një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku do të takojë kryeministrin Rama.
Një ceremoni zyrtare, shtetërore do të zhvillohet në orën 09:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të pritur Presidenten Von der Leyen, ndërsa në orën 10:00, do të mbahet një takim kokë më kokë me Kryeministrin Rama. Më pas është parashikuar takimi bilateral mes dy delegacioneve respektive.
Vizita do të përmbyllet me një konferencë të përbashkët për shtyp, që do të mbahet në orën 11:15 në ambientet e Kryeministrisë./Opinion.al