Në qytetin ku moda nuk është thjesht industri, por ide, Elton Ilirjani, i njohur globalisht si HANKO, rikthehet me një prani që e tejkalon sfilatën, një deklaratë mbi ekzistencën, identitetin dhe lirinë për t’u parë.
Në Paris Fashion Week SS 2026, ai shfaqet në pesë pasarela të fuqishme, të gjitha brenda platformës Global Fashion Collective në La Maison des Métallos, duke përfaqësuar një estetikë të lëvizshme, fluide dhe të tejdukshme.
Rrugëtimi i tij në Paris përfshin SHINO, NOLO, Recep Demiray & Hatun Tekstil, Ay Lelum dhe CHONA Bacaoca, pesë universë që ndërthuren përmes një figure që nuk ecën për të modeluar rroba, por për të mishëruar ide.
Në backstage, përpara dritave, HANKO kapet nga objektivi i Arun Nevader (Getty Images) në “first looks” që duken si shprehje të një arti konceptual në evoluim.
Ndërsa jashtë, në rrugët pariziane, një street style editoriale i kthen në ritual, një mënyrë për të thënë se liria nuk ka formë, por qëndrim. Duke shijuar esencën e qytetit dhe në nder të Jim Morrison ishte vetëm njëri prej sesioneve fotografike të realizuara për Malan Brenton dhe Poet Lab.