Pak ditë pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjykatësit Astrit Kalaja, një tjetër incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit të të juridiksionit të përgjithshëm.
Mësohet se një person i identifikuar si Gentian Mali ka kërcënuar punonjësin e sigurisë tek hyrja e publikut në ambientet e po të njëjtës gjykatë ku Elvis Shkambi ekzekutoi Kalanë dhe plagosi dy persona të tjerë.
“Jeni për tu vrarë të gjithë”, është shprehur Mali, i cili kishte një gjyq penal të vëllait të tij. Pas kërcënimit të rojës së sigurisë, ai është shoqëruar nga policia në komisariatin nr. 1 në kryeqytet.