Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklarua se KQZ ka ndërprerë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, pas pezullimit të dekretit të presidentit nga Gjykata Kushtetuese.
Celibashi theksoi se përgatitjet për zgjedhje në 5 bashkitë e tjera vijon normalisht.
Celibashi: Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të vendimit që dje menjëherë ka ndërprerë të gjitha përgatitjet që lidhen me procesin zgjedhor në Tiranë. Vazhdon normalisht procesi për 5 bashkitë e tjera.