Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga Europol. Bëhet me dije se më 1 tetor 2025, u zhvilluan bastisje të njëkohshme në Shqipëri dhe Kolumbi, gjatë të cilave u kryen: 16 kontrolle në banesa (7 në Shqipëri dhe 9 në Kolumbi); 17 arrestime (7 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi); Identifikim i 54 viktimave nga Amerika e Jugut (44 në Shqipëri, 5 në Kroaci dhe 5 në Kolumbi).
Bëhet fjalë për një strukturë shumë të organizuar, me role të ndara në rekrutimin, transportin dhe shfrytëzimin e viktimave për përfitime seksuale.
Shërbimet seksuale reklamoheshin në faqet online, ndërsa pagesat dhe negociatat kryheshin nga operatorë të call center-ave.