Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

2025/10/04 at 3:21 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Me aleatët kemi biseduar modelin, jo emrin e kandidatit për Tiranën

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike nuk kanë negociuar për kandidatura në Tiranë, por vetëm për modelin që mund të bashkonte më gjerë opozitën në zgjedhjet vendore. Kështu deklaroi Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë së PD-së, sipas të cilit, qëllimi është të arrihet një marrëveshje e gjerë mes forcave opozitare, për të rritur shanset për fitore në kryeqytet dhe në degët e tjera.

“Nuk ka pasur asnjë diskutim për kandidatë. Diskutimet kanë qenë për modelin që bashkon opozitën. Ne kemi kandidatura të pakrahasueshme me ‘Korbën e Korrupsionit’, si Adriana Kalaja, Klevisi, Edi Paloka, të gjithë shumë më të denjë se kandidatja e PS-së”,deklaroi Berisha.

Berisha hodhi poshtë pretendimet se PD nuk ka kandidatë, duke theksuar se propaganda e qeverisë kërkon të fshehë të vërtetën për kandidaten socialiste. Ai shtoi se mbështetja për një kandidat të pavarur nuk buron nga mungesa e emrave, por nga një strategji për të bashkuar votat opozitare.

“Si mund të thuash, si mund të pretendosh se PD nuk ka kandidatë, karshi një personi, e cila në të gjitha konventat dhe kodet e botës ka kryer krime kundër njerëzimit ndaj të sëmurëve kur ishte ministre e Shëndetësisë? Dhe u bë bashkëautore në rrokullisjen e tmerrshme në arsim. Por jo drejtuesit, por u garantoj që çdo qytetar me integritet i Tiranës, është 5 herë, 10 herë i pakrahasueshëm më i denjë se Korba e Korrupsionit për atë kandidaturë.

Kështu që përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer. Por ka lidhje me rekordin elektoral. Tërësinë e votave si opozitë dhe kjo nuk mund të injorohet”, tha Berisha.

Ai e akuzoi Ogerta Manastirliun, si një nga figurat më të inkriminuara të Partisë Socialiste dhe bashkëautore të krimeve gjatë pandemisë.

“Janë mbi 20 mijë jetë të humbura. Krimet e saj janë të dokumentuara nga KLSH dhe të dorëzuara në SPAK. Ajo e di si nënë, si grua, si motër, jo që nuk bëri asgjë për shëndetin e grave, por përkundrazi ka kryer krime kundër njerëzimit duke i privuar nga ilaçet jetike për kurimin e sëmundjeve si në asnjë vend tjetër të planetit. Nuk di ndonjë vend që nuk siguron të sëmurëve ilaçet e kimioterapisë. Nuk di ndonjë vend që nuk u siguron brakioterapinë dhe aparatura të tjera të mjekimit. Nuk di ndonjë vend që u jep të sëmurëve ilaçe të skaduara. Dhe të gjitha janë konkluzione të KLSH, të dorëzuara në Skapin e partisë, që i mbulon Altin Troplini, që është më kriminel se kjo.”

Berisha theksoi se kandidatja socialiste ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë pandemisë dhe u kërkoi demokratëve që të përgatisin një dosje për gjykatën ndërkombëtare për Manastirliun.

“Ndaj dhe unë u ftoj të përqendrohemi në një përgjigje. Koha është jashtëzakonisht e ngushtë, e shkurtër, por duke pasur parasysh se përpara nga organizata kriminale e PS është një nga eksponentët më kryesorë të krimit, që me qëndrimet e saj u garantoj se jo në Shqipëri, dhe do ta konsiderojmë këtë nëse mund të përgatitet një dosje për gjykatën ndërkombëtare, pasi janë lënë të sëmurët në mëshirën e ilaçeve të skaduara, duke ua ndërruar etiketat, ka akte makabre, janë lënë muaj të tërë aparaturat e prishura, të cilat mund të rregulloheshin brenda një jave maksimumi”.

Ju sugjerojmë

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

4 Tetor, 2025 3:58 pm
PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…
Kryesore

PD ende pa kandidat për Tiranën, Berisha: Bojkoti është provuar se…

4 Tetor, 2025 1:51 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

4 Tetor, 2025 1:25 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd
Sport

UEFA “fshin” fitoren e Shqipërisë kundër Serbisë në Beograd

4 Tetor, 2025 12:11 pm
Para
Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

Zgjedhjet e 9 nëntorit, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

TE FUNDIT

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
4 Tetor, 2025

Jemi shumë pranë arritjes së paqes! Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump pasi grupi militant që udhëheq Gazën tha...

Lexo më shumë

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
4 Tetor, 2025

Pas aksionit të dytë të IKMT-së në Theth ku vetëm ditën e sotme u shembën 35 objekte pa leje, ka...

Lexo më shumë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
4 Tetor, 2025

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi kanë goditur për shkak të detyrës një punonjës policie. Policia thotë...

Lexo më shumë

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
4 Tetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një e mitur është hedhur nga kati i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com