Një ngjarje e rëndë është regjistruar në gjimnazin “Ibrahim Rugova”, në Kamëz. Mësohet një sherr masivë ka ndodhur mes nxënësve.
Sipas informacioneve, gjatë konfliktit janë qëlluar me thikë në gjoks dy të mitur. Ata janë transportuar për në spital për të marr ndihmë mjekësore, një prej tyre ka marrë plagë të rëndë.
Ende janë të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje dhe mbetet të mësohet më shumë nga policia.