Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?

2025/10/01 at 5:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, Benjamin Netanyahu arriti të ndryshojë planin e Trump për Gazën, duke e bërë atë edhe më të favorshëm për Izraelin dhe më të vështirë për t’u pranuar nga Hamasi. Sidomos në dy çështje kyçe: çarmatimin e militantëve dhe tërheqjen e Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF) nga Rripi. Kjo kuptohet duke krahasuar tekstin e draftit me 21 pika të zbuluar nga Times of Israel më 27 shtator, të miratuar nga i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe të paraqitur paraprakisht vendeve arabe dhe myslimane, me tekstin e publikuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë dy ditë më vonë, ndërsa ishte në zhvillim takimi mes Netanyahut dhe presidentit amerikan.


Çarmatimi i Hamasit

Qeveria izraelite ka vendosur gjithmonë, si kusht kryesor për të negociuar armëpushimin e përhershëm, çarmatimin e Brigadave al Qassam, milicia e Hamasit përgjegjëse për pogromin e 7 tetorit. Hamasi gjithmonë e ka kundërshtuar këtë. Në pikën 6 të draftit shkruhej se, në rast marrëveshjeje dhe pasi 48 pengjet (të gjallë ose të vdekur) të dorëzoheshin, anëtarëve të Hamasit që do të angazhohen “për bashkëjetesë paqësore” do t’u garantohej amnisti, ndërsa atyre që donin të largohen nga Rripi do t’u sigurohej “kalim i sigurt” drejt vendeve që janë të gatshme t’i pranojnë. Në tekstin zyrtar, megjithatë, u shtua një detaj themelor: aty thuhet se amnistia do t’u jepet vetëm atyre që do të dorëzojnë armët (“decommission their weapons”). Ky koncept përsëritet edhe në pikën 13, ku është futur “procesi i demilitarizimit nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të pavarur”. Në draft kjo nuk ekzistonte.

IDF do të qëndrojë në Rrip

Ndryshimi edhe më i dukshëm ka të bëjë me tërheqjen e trupave izraelite. Në draft, në pikën 3, thuhej se forcat e armatosura, në rast marrëveshjeje, “do të tërhiqeshin nga linjat e betejës duke ndjekur propozimin Witkoff të paraqitur për lirimin e pengjeve”. Nuk specifikohet për cilin nga propozimet e shumta të dërguarit të Trump bëhej fjalë, por në pikën 16 sqarohej se IDF “do të dorëzonin gradualisht territorin e Gazës që kishin pushtuar”. Në planin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, përkundrazi, flitet për tërheqje “deri në linjën e dakorduar”: kuptohet, dakorduar mes Trump dhe Netanyahu.

I bashkëlidhet një hartë që dallon tre faza të tërheqjes brenda Rripit të Gazës: e para, me pak kilometra nga pozicionet aktuale, për të favorizuar lirimin e pengjeve; e dyta që do të zbatohet vetëm kur forca e përkohshme ndërkombëtare e stabilizimit (ISF) të vendoset në Gaza; e treta dhe e fundit, parashikon tërheqjen e IDF në zonën e tamponit përgjatë kufirit me Izraelin, pra gjithmonë në territor palestinez. Në thelb, nuk parashikohet për momentin tërheqja e plotë nga Rripi i Gazës, dhe tërheqja e ushtrisë “do të bëhet mbi bazën e kritereve dhe me afate kohore që do të dakordohen mes IDF, ISF, garantëve dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në pikën e re 16.

Autoriteti Palestinez, Bregu Perëndimor dhe Katari

Në draft parashikohej edhe një pikë, e 18-ta, në të cilën Izraeli angazhohej të mos godiste më tokën e Katarit. Nga plani zyrtar kjo është zhdukur, megjithëse Netanyahu ishte i detyruar nga Trump të kërkonte falje te kryeministri katarian al Thani për sulmin e 9 shtatorit kundër një kompleksi ndërtimor në Doha, ku po mblidheshin krerët e Hamasit.

Për Bregun Perëndimor nuk flitet, as në draft as në versionin final të planit: Trump kishte deklaruar se nuk do të lejonte aneksimin nga Izraeli, por gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Netanyahun ishte shumë më pak i prerë. Dhe Autoriteti Kombëtar Palestinez, siç përcaktojnë të dyja versionet, do të ketë rol vetëm në një fazë të dytë dhe vetëm nëse i nënshtrohet një programi reformash që Izraeli do ta gjykojë të kënaqshëm.

“Kurrë një shtet palestinez”

Së fundi, çështja e shtetit të Palestinës. Si në draft, ashtu edhe në planin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se kjo marrëveshje për Gazën dhe reforma e AP përbëjnë “rrugën e besueshme drejt vetëvendosjes dhe sovranitetit shtetëror palestinez, që ne e njohim si aspiratë të popullit palestinez”. Por Netanyahu, sapo doli nga takimi me miliarderin dhe para se të hipte në avionin që e çoi përsëri në Izrael, donte t’i siguronte mbështetësit e tij kështu: “Shteti i Palestinës nuk do të ekzistojë kurrë”./La Repubblica



Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Opinion – Shqipëria që nuk njohim – 30 Shtator 2025

Opinion – Shqipëria që nuk njohim – 30 Shtator 2025

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

“Inflacioni ka shënuar rritje”, Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit

"Inflacioni ka shënuar rritje", Sejko: BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com