Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

2025/09/25 at 11:36 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova është “pjesë e pandashme e Serbisë” dhe “shtylla kryesore e identitetit, kulturës dhe trashëgimisë shpirtërore” të Serbisë.


“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe e ekzistencës sonë në këtë tokë”, tha Vuçiç.

Sipas tij, serbët në Kosovë po jetojnë në “kushte dramatike”.

“Atyre po u mohohen të drejtat themelore njerëzore: e drejta për jetë, për lëvizje, për arsim dhe për përkujdesje shëndetësore. Atyre u mohohet qasja në vendin e punës dhe në pronë”, pretendoi udhëheqësi serb.

Që nga viti fillimi i vitit, Kosova ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, të cilat i konsideron paralele dhe të jashtëligjshme.

Këto veprime të autoriteteve kosovare kanë hasur në kundërshtim të komunitetit serb dhe janë përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i ka cilësuar si veprime të pakoordinuara.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç i bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të “marrë hapa konkretë dhe të vendosur” për të ndalur, siç tha ai, dhunën në Kosovë.

Gjithashtu, udhëheqësi serb deklaroi se “Serbia beson në dialogun” që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008, të cilën Serbia refuzon që ta njohë. Mbi 100 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës përfshirë 22 nga 27 shtete të Bashkimit Evropian, ku Kosova dhe Serbia synojnë të anëtarësohen.

Dy shtetet zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011. Procesi, që lehtësohet nga BE-ja, ka prodhuar disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar në terren.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur viteve të fundit dhe që nga shtatori i vitit 2023, palët nuk kanë zhvilluar asnjë rund të dialogut në nivel politik, por vetëm runde në nivele të kryenegociatorëve.

Rundi i fundit i dialogut në nivel politik u mbajt disa ditë para sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në përvjetorin e dytë të sulmit, për të cilin Prishtina e fajëson Beogradin, autoritetet në Kosovë kërkuan ekstradimin e Radoiçiqit dhe të përfshirëve të tjerë në Banjskë.

Vitin e kaluar, Kosova ngriti aktakuzë kundër 45 të dyshuarve për sulmin në Banjskë, ndërsa vetëm tre nga këta të akuzuar janë duke u gjykuar në Prishtinë, pasi të tjerët janë të paarritshëm për autoritetet kosovare. Që të tre i mohojnë akuzat.

Rreth situatës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Republikën Sërpska
Gjatë fjalimit në OKB, Vuçiç theksoi se stabiliteti rajonal është “me rëndësi të madhe për Serbinë” dhe se Serbia, si garantuese e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila u nënshkrua para 30 vjetësh, “gjithmonë do të punojë për zbatimin e saj të plotë dhe respektimin e të drejtave të tre popujve në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

“Veprimet njëanshme dhe keqpërdorimi i autoritetit, në kundërshtim me marrëveshjen, nuk kontribuojnë në paqe dhe sjellin tensione të reja”, deklaroi udhëheqësi serb.

Ai shtoi se Serbia “do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike” për të parandaluar veprimet njëanshme në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjithashtu, Vuçiç theksoi se “prej 30 vjetësh”, në Kombet e Bashkuara dhe kudo tjetër, “po zhvillohet një fushatë e rreme kundër Serbisë dhe Republikës Sërpska, entitetit në Bosnje e Hercegovinë.

“Në të gjithë botën, pafundësisht mund të keni dëgjuar, siç do të thoshin ‘nga burime të mirinformuara’, se ishte çështje kohe kur Serbia do të sulmonte dikë në rajon dhe se Republika Sërpska dhe udhëheqja e saj do të cenonin integritetin territorial të Bosnjës”, tha Vuçiç, duke shtuar se “gjithë këtë kohë, kjo ka qenë një gënjeshtër”.

Qeveria në Beograd mbështet Millorad Dodikun, ish-presidentin e Republikës Sërpka, të cilit Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës i hoqi mandatin e presidentit të entitetit, pas një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Bosnjës, për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar në këtë shtet.

Vetë Vuçiç takohet shpesh me Dodikun, i cili është mysafir i shpeshtë në manifestimet shtetërore që organizohen në Serbi.

Protestat antiqeveritare në Serbi
Vuçiç e shfrytëzoi fjalimin e tij në OKB për të komentuar edhe për protestat antiqeveritare që po zgjasin tash e disa muaj në Serbi, përmes së cilave po kërkohet shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, kërkesë që autoritetet refuzojnë.

Protestat udhëhiqen nga studentët, të cilët për muaj të tërë kanë bllokuar fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 2024.

“Pavarësisht dhunës së treguar nga demonstruesit, ne përpiqemi të gjejmë një pjesë të rëndësishme të fajit te vetja jonë dhe te ne që drejtojmë vendin. Desha të dëgjoj dhe të kuptoj mesazhin e protestuesve, dhe prandaj edhe nga këtu u ofroj dialog, sepse nuk ka alternativë tjetër”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se “ofron dialog dhe diskutim të pakushtëzuar mbi të gjitha çështjet e rëndësishme për shoqërinë tonë për njerëzit që mendojnë ndryshe”.

“Dhe jam absolutisht i sigurt se gjatë periudhës së ardhshme do të tejkalojmë të gjitha vështirësitë e muajve të kaluar”, tha Vuçiç.

Gjatë protestave antiqeveritare, në disa raste ka pasur përplasje midis policisë dhe demonstruesve. Pjesëmarrësit në protestat antiqeveritare dhe opozita kanë akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës, akuzë që autoritetet i mohojnë.

Nga Bashkimi Evropian, ku Serbia synon të bëhet anëtare, disa herë është bërë thirrje për uljen e tensioneve./REL



Ju sugjerojmë

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”
Bota

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”

25 Shtator, 2025 4:26 pm
Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
Aktualitet

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

25 Shtator, 2025 4:04 pm
Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg
Bota

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg

25 Shtator, 2025 3:38 pm
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

25 Shtator, 2025 3:24 pm
Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme
Politikë

Ish-deputetja e LSI emërohet zv/ministre e Brendshme

25 Shtator, 2025 2:40 pm
Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese
Kryesore

Qeveria e shkarkoi, Berisha: Veliajt i kërkohet të mos shkojë në Kushtetuese

25 Shtator, 2025 2:24 pm
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn

25 Shtator, 2025 1:36 pm
Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
Kryesore

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

25 Shtator, 2025 12:55 pm
FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori
Kronikë

FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori

25 Shtator, 2025 12:30 pm
Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë
Kryesore

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

25 Shtator, 2025 12:00 pm
Para
Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori

FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
















TE FUNDIT

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”

“Ekspertët kinezë ndihmuan Rusinë të testojë dhe ndërtojë dronë luftarakë”
25 Shtator, 2025

Ekspertët kinezë kanë vizituar prodhuesin e armëve IEMZ Kupol më shumë se gjashtë herë që nga tremujori i dytë i...

Lexo më shumë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
25 Shtator, 2025

Rritja e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme nuk ka të ndalur. Një pronë në 6 mujorin e parë...

Lexo më shumë

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg

Mori fonde nga Gadafi, ish-presidenti i Francës dënohet me 5 vite burg
25 Shtator, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është dënuar me pesë vjet burg, pasi u shpall fajtor për organizatë kriminale në një rast që lidhet...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
25 Shtator, 2025

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafajësi. Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com