Sot, kryeministri Edi Rama po zhvillon takim me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.
Mbledhja, e cila ka nisur në orën 11:00, po zhvillohet në ambjentet e Kryeministrisë.
Takimi vjen një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt me 50 vota pro nga Këshilli Bashkiak.
Në takim është e pranishme edhe Ogerta Manastirliu, kandidatja e PS-së për Tiranën.