Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

2025/09/17 at 2:56 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

11 vite më parë, në Siberinë verilindore u zbulua krateri i parë gjigant, i shkaktuar nga një shpërthim i fuqishëm nën sipërfaqe. Që atëherë janë identifikuar 8 deri në 17 kraterë të ngjashëm, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për shkencëtarët.

Fillimisht, shkaku i këtyre shpërthimeve mbeti mister. Megjithatë, hulumtimet i lidhën ato me ngrohjen globale dhe shkrirjen shtresës së ngrirë të tokës. Shkrirja krijon xhepa me metan që, nën presion, mund të shpërthejnë. Por dilema ishte pse fenomeni shfaqej kryesisht në gadishujt Jamall dhe Gida të Siberisë, e jo në pjesë të tjera të Arktikut.

Një studim i ri i publikuar në Science of the Total Environment, i udhëhequr nga Helge Hellevang, profesor në Universitetin e Oslos, jep përgjigje. Sipas modelimeve kompjuterike, në këto rajone përmafrost-i është më i dobësuar për shkak të çarjeve të krijuara nga aktiviteti tektonik, të cilat lejojnë gazin të ngjitet drejt sipërfaqes. Kur shkrirja e akullit formon liqene të cekëta, shtresa mbrojtëse dobësohet dhe presioni i metanit çon në shpërthime.

Shkencëtarët paralajmërojnë se me rritjen e temperaturave, numri i kraterëve mund të shtohet ndjeshëm. Kraterët shpesh shndërrohen në liqene, duke e bërë të vështirë studimin e tyre.

Ekspertët besojnë se shpërthime të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por nuk janë dokumentuar për shkak të mungesës së vëzhgimeve në këtë zonë të thellë e të rrallë. Studiuesit theksojnë se fenomeni mbetet ende i nënvlerësuar dhe i panjohur në thellësi.

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri

Etiketa: gropaklimashkencetaresiberi

Ju sugjerojmë

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
Sport

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

17 Shtator, 2025 6:37 pm
Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
Aktualitet

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

17 Shtator, 2025 5:21 pm
Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
Sport

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

17 Shtator, 2025 4:17 pm
Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
Kryesore

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

17 Shtator, 2025 4:08 pm
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani
Bota

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

17 Shtator, 2025 3:24 pm
Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike
Bota

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

17 Shtator, 2025 2:12 pm
Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro
Aktualitet

Programi i qeverisë/ Rroga minimale 500 euro, mesatarja mbi 1 mijë euro

17 Shtator, 2025 1:49 pm
Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit i ka arritur të gjitha objektivat, SHBA i bën thirrje Teheranit për vetëpërmbajtje
Bota

Netanyahu “sfidon” Erdoganin: Jerusalemi është qyteti ynë, jo i juaji

17 Shtator, 2025 1:43 pm
Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë
Sport

Publikohet kalendari i Kupës së Shqipërisë

17 Shtator, 2025 1:06 pm
Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt
Kronikë

Prokuroria konfiskon pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

17 Shtator, 2025 12:43 pm
Para
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “mbret” në Britani

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

TE FUNDIT

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli

Spanja gati të bojkotojë Botërorin 2026, nëse merr pjesë Izraeli
17 Shtator, 2025

Një valë tensionesh politike po përplaset me botën e sportit, teksa zyrtarë të lartë të qeverisë spanjolle kanë sugjeruar se...

Lexo më shumë

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…

Mesazhi i rremë që dërgohet në celular, AKSK paralajmëron qytetarët: Mos hapni…
17 Shtator, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informon se po qarkullon një mesazh “smishing” që synon të mashtrojë qytetarët me gjoba të...

Lexo më shumë

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën

Heroi olimpik shet medaljet dhe braktis përfundimisht Amerikën
17 Shtator, 2025

Greg Louganis, legjenda amerikane e kërcimeve nga trampolina, ka marrë një vendim të papritur në moshën 65-vjeçare. Ai ka shitur...

Lexo më shumë

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

Rama vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE
17 Shtator, 2025

“Nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që me transformoi nga një skeptik të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com