Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën masive në mbështetje të UÇK-së dhe kundër Gjykatës Speciale po mbahet në Hagë.
Me flamuj, uniforma dhe këngë patriotike, qytetarë të shumtë në numër kanë udhëtuar drejt qytetit të Holandës për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Ata e konsiderojnë procesin kundër ish-komandantëve të UÇK-së të padrejtë dhe të bazuar në shpifje të Serbisë.
Rama ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto nga protesta, ku shkruan: “Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj”.