Gazetarja Fatjona Mejdini është shprehur në emisionin “Opinion” se ndërhyrja e Policisë për arrestimin e autorit të masakrës në Shkodër ishte në nivele amatoreske.
Mejdini thotë se punonjësit e policisë ishin të pa mbrojtur në këtë operacion, duke theksuar së në aksione të tilla duhej një skuadër speciale.
Sipas saj, kjo lloj ndërhyrje nga ana e policisë mund të kishte sjell një tjetër masakër në Shkodër.
“Amator si autori është dhe policia, nuk mund të shkosh e ta arrestosh në atë mënyrë. Të gjithë janë me bluzë vere dhe nuk janë të mbrojtur. Policia duket krejtësisht amatore me sa shihet. Në këtë raste duhej një skuadër speciale, të bllokoheshin rrugë. Nga ajo masakra mund të ndodhet edh enjë masakër tjetër”,-tha Mejdini.