Një burrë shqiptar që po transporton një dele në motor për ta shpëtuar nga zjarret e furishme që përfshinë zonën e Patrës në gusht të këtij viti.
Është kjo një nga fotot që është renditur mes 12 fotografive më të fuqishme të vitit 2025, sipas BBC-së. Fotografia është realizuar nga fotoreporteri Thanassis Stavrakis i agjencisë Reuters.
BBC, duke e komentuar fotografinë, e krahason me imazhet e lashta të “Bariut të Mirë” nga katakombet romake, ku Jezu Krishti shihet duke mbajtur një kafshë të pafajshme mbi supe. Kjo metaforë e përjetshme – qoftë e pikturuar në mure shekullore apo e kapur në një moment të vetëm nga objektivi i aparatit – thekson një ide të përhershme: heroizmi i heshtur dhe përkujdesja për më të dobëtit është një akt i madh njerëzor që kapërcen kohën.