Kryeministri Edi Rama në fundin e takimit me në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, nuk ka lënë pa shkëmbyer batuta edhe me kryebashkiakun e Kavajës Fisnik Qosja.
Rama tha se nismës për pastrimin e hapësirave publike shpreson që t’i bashkohet edhe Bashkia e Kavajës.
Teksa priti konfirmimin nga kryebashkiaku Fisnik Qosja, Rama bëri një batutë dhe tha se ‘hudhrën e paskemi me vete’.
“Shpresoj që në këtë përpjekje të na Bashkohet edhe ‘Kavaja demokratike,’ që uroj t’i ndalojë ndërtimin e pallateve në vend të pishave! Dhe ka ardhur edhe kryetari i Kavajës (pret konfirmimin nga Qosja)! Ok, hudhrën e paskemi me vete”, tha Rama.