Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

2025/09/03 at 2:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajt qershor, sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga Instituti Europian i Statistikave, Eurostat.

Në këtë nivel, paga minimale është jo vetëm më e ulëta në Europë (përjashtuar shtetet e ish Bashkimit Sovjetik), por dhe shumë më pak sesa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Paga më e lartë minimale në rajon është në Mal të Zi, me 670 euro në muaj. Në krahasim me katër vjet më parë, ky nivel është dyfishuar.

Pas Malit të Zi, renditet Serbia, me një pagë minimale prej 618 euro në muaj, me rritje gati 70% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2021.

Për herë të parë pas disa vitesh, Eurostat ka përditësuar të dhënat për Maqdoninë e Veriut, duke raportuar një nivel prej 584 euro/muaj. Shifrat për Kosovën dhe Bosnjën nuk janë të disponueshme. Të dhëna të tjera bëjnë të ditur se paga minimale në Kosovë nga 1 tetori i bë 350 euro. Në Bosnjë, në të dy federatat varion nga 511-660 euro/muaj.

Të tre shtetet, Mali i ZI, Serbia, i paguajnë minimalisht punonjësit e tyre me rreth 620 euro në muaj. Në Shqipëri paga minimale është rreth 34% më e ulët sesa mesatarja e këtyre tre shteteve.

Në Shqipëri paga minimale nuk ka ndryshuar që nga 6 mujori i parë 2023, pasi ishte rritur disa herë në 2022-n, për të arritur në 40 mijë lekë, sa është edhe sot.

Në tabelën e Eurostat, paga minimale në Shqipëri është rritur fiktivisht nga 376 euro në 6 mujorin e parë 2023 në 408 euro sot për shkak të zhvlerësimit të euros, kur realisht fuqia blerëse ka rënë për shkak të çmimeve që janë më të shtrenjta në rajon dhe për ushqimet më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit kanë vijuar të rrisin me shpejtësi pagat minimale edhe pas vitit 2023, ku ndryshimi më i fortë ishte në Serbi, me 34% më shumë se 6 mujori i parë 2023, Mali i Zi i ka rritur me 25% dhe Maqedonia e Veriut me 20%.

Në Bashkimin Europian, sipas të dhënave të Eurostat, janë  22 shtete që kanë paga minimale. Niveli më i lartë është në Luksemburg, me 2700 euro/muaj. Gjermania, një destinacion i preferuar për shqiptarët për të punuar, renditet e katërta, ku paga më e ulët mujore bruto është 2161 euro. Paga më e ulët minimale në BE është në Bullgari me 551 euro në muaj. Në Turqi niveli është 558 euro./Monitor

Ju sugjerojmë

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
Kryesore

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

25 Shtator, 2025 12:55 pm
FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori
Kronikë

FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori

25 Shtator, 2025 12:30 pm
Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë
Kryesore

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

25 Shtator, 2025 12:00 pm
Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë
Rajoni

Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

25 Shtator, 2025 11:36 am
Shfaqen sërish dronë/ Danimarka në alarm, mbyllen 4 aeroporte
Bota

Shfaqen sërish dronë/ Danimarka në alarm, mbyllen 4 aeroporte

25 Shtator, 2025 11:32 am
Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë
Kronikë

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i dënuari për vrasje çau murin e qelisë

25 Shtator, 2025 11:02 am
Meloni në OKB: Në Gaza, Izraeli ka tejkaluar caqet
Bota

Meloni në OKB: Në Gaza, Izraeli ka tejkaluar caqet

25 Shtator, 2025 10:57 am
Rrëmbeu një 19-vjeçar, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë
Kronikë

Rrëmbeu një 19-vjeçar, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë

25 Shtator, 2025 10:52 am
Vrasja e udhëheqësit të Hamasit në Gazë, Netanyahu: Detyra jonë nuk ka përfunduar ende
Bota

Netanyahu para nisjes për në OKB:Nuk do të ketë shtet palestinez në tokën e Izraelit

25 Shtator, 2025 10:04 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Vrasja në Durrës, autori dyshohet se është shoku i tij

25 Shtator, 2025 9:48 am
Para
Albin Kurti është thërritur në Prokurorinë Speciale

"Albin Kurti do të jetë i vdekur", Mesazh kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

Aksi Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, Rama: Përmirëson ndërlidhjen e komuniteteve

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

Borxhi dhe kriza politike/Franca është në prag të falimentimit

TE FUNDIT

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime

Berisha: Rama mund të ketë qenë në takim me narkotrafikantë, ekzistojnë përgjime
25 Shtator, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp deklaroi se doli para mediave "për të rikujtuar përsëri...

Lexo më shumë

FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori

FOTO/ Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, identifikohet autori
25 Shtator, 2025

Teilor Tivari është autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku mbeti i vrarë 51-vjeçari...

Lexo më shumë

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë

Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë
25 Shtator, 2025

Opinion.al mëson se Belinda Balluku do të drejtojë fushatën elektorale në Tiranë, për zgjedhjet e përkohshme. Kryeministri Edi Rama i...

Lexo më shumë

Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë

Vuçiç në OKB: Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë
25 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara tha se Kosova...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com