Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…

Puna në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar po vijon çdo ditë, për të ndërtuar një godinë që pritet të shndërrohet në një tjetër vepër arkitektonike të kryeqytetit.

Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjete sociale teksa ndau pamjet nga ky kantier.

Ai shkruan se ky  projekt ambicioz synon të krijojë një ikonë të re të artit dhe kulturës shqiptare, pikërisht në zemër të Tiranës.

“Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”, shkruan Rama.




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT