Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar të premten me liderin bjellorus, Alexander Lukashenka – aleat i ngushtë i Vladimir Putinit – disa orë para samitit të Trumpit me Putinin që do të zhvillohet në Alaskë.
Bisedën telefonike e kanë konfirmuar të dyja palët.
Trump ka thënë përmes një postimi në X se qëllimi i bisedës ka qenë që ta falënderojë liderin bjellorus për lirimin e 16 të burgosurve.
“Po diskutojmë për lirimin e 1.300 të burgosurve tjerë. I kemi diskutuar disa çështje, përfshirë vizitën me Putinin në Alaskë. Mezi pres ta takoj presidentin Lukashenka në të ardhmen”, ka shkruar Trump.
Trump dhe Putin do të takohen ballë për ballë për t’i diskutuar mënyrat për dhënien fund të luftës së Rusisë në Ukrainë.