Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Gaza, telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanjahut: Mos më thuaj më…

2025/08/08 at 5:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Gaza, telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanjahut: Mos më thuaj më…

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e ngriti zërin dhe e ndërpreu papritur kryeministrin izraelit gjatë telefonatës shumë të tensionuar kur Netanjahu këmbënguli se “nuk ka uri” në Rripin e Gazës

Incidenti, i cili ndodhi më 28 korrik, erdhi si kulm i tensioneve në rritje midis dy aleatëve, mes shqetësimeve të mëdha në lidhje me situatën humanitare në rajon.

Sipas raportimit të NBC News, i cili bazohet në raportet nga një zyrtar i lartë amerikan, dy ish -zyrtarë amerikanë dhe një diplomat perëndimor, konfrontimi shpërtheu një ditë pasi Netanjahu bëri një deklaratë publike nga Jerusalemi në të cilën ai siguroi se “nuk ka politikë urie në Gaza”. “Nuk ka uri në Gaza“, shtoi ai.

Trump, duke folur me gazetarët, pohoi se kishte parë imazhe të fëmijëve që “duken shumë të uritur”, duke thënë: “Është e qartë se atje ka krizë urie të vërtetë dhe nuk mund ta falsifikosh këtë.”

Deklarata e tij e shtyu Netanjahun të kërkonte një telefonatë. Gjatë bisedës, thuhet se Netanhahu përsëriti se kriza e urisë ishte shpikur nga Hamasi për qëllime propagande. Sipas të njëjtave burime, Trump e ndërpreu papritur, ngriti zërin dhe i bërtiti: “Nuk dua të dëgjoj më se uria është e rreme“.

Presidenti amerikan thuhet gjithashtu se deklaroi se kishte parë prova nga ndihmësit e tij që tregonin fëmijë që vdisnin urie. Megjithatë, zyra e Netanjahut e mohoi kategorikisht episodin, duke e quajtur atë “lajm absolutisht të rremë“.

“Pretendimi për një përballje të supozuar verbale midis Kryeministrit Netanyahu dhe Presidentit Trump është plotësisht i rremë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit.

Një ish-zyrtar amerikan e përshkroi telefonatën si “të drejtpërdrejtë dhe të njëanshme“, duke vënë në dukje se Trump bëri pjesën më të madhe të bisedës, duke u përqendruar në situatën humanitare në Gaza.

Thirrja erdhi mes paralajmërimeve të përsëritura nga OKB-ja se një zi buke në Gaza ishte e afërt. Agjencitë e ndihmës thonë se shumë familje po mbijetojnë me bukë dhe ujë, ndërsa imazhet dhe videot që qarkullojnë në internet përforcojnë pretendimet për kequshqyerje.

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare, Netanjahu këmbëngul se Izraeli nuk po kufizon furnizimet me ushqim dhe akuzon Hamasin për manipulim të situatës.

Pas bisedës së nxehtë me Trump, i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, vizitoi rajonin me një mision për të koordinuar më mirë ofrimin e ndihmës humanitare. Zyrtarët izraelitë shprehën kënaqësi për vizitën, duke marrë parasysh se patën mundësinë të paraqisnin sfidat e tyre dhe të mbronin qëndrimin e tyre.

Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas tjetër

8 Gusht, 2025 11:00 pm
Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor
Bota

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor

8 Gusht, 2025 10:34 pm
Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
Bota

Vendimi për armët, Netanyahu: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit

8 Gusht, 2025 10:05 pm
Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

8 Gusht, 2025 9:36 pm
Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë
Bota

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë

8 Gusht, 2025 9:26 pm
Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur

8 Gusht, 2025 8:56 pm
Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite
Sport

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite

8 Gusht, 2025 8:38 pm
Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave
Rajoni

Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave

8 Gusht, 2025 8:16 pm
Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën
Bota

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

8 Gusht, 2025 7:42 pm
Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike
Sport

Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

8 Gusht, 2025 7:11 pm
Para
BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas

Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas

Ekipet ruse të futbollit kanë përfituar 10.8 milionë euro fonde nga UEFA

Ekipet ruse të futbollit kanë përfituar 10.8 milionë euro fonde nga UEFA

TE FUNDIT

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas tjetër

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
8 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me...

Lexo më shumë

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor
8 Gusht, 2025

Izraeli u jep banorëve të Gazës afat deri më 7 tetor për të evakuuar plotësisht enklavën para sulmit përfundimtar për...

Lexo më shumë

Vendimi për armët, Netanyahu: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
8 Gusht, 2025

Në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
8 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Sipas njoftimit të ministrisë 6...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com