Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

2025/08/08 at 3:22 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deputetët sërish s’arrijnë marrëveshje,dështon për herë të 35 konstituimi i Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës foli për rrëzimin e diktatit.


Këto ishin reagimet e para ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila të premten vendosi që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin kryetarin e ri përmes votimit të hapur, ndërsa i njëjti kandidat mund të votohet vetëm deri në tri herë. Sipas Kushtetueses, konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh.

Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), deri më tani ka propozuar vetëm Albulena Haxhiun për postin e të parës së Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak të Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund të zgjidhej përmes votimit të fshehtë.

Hekuran Murati, deputet i LVV-së, njëherësh ministër në detyrë i Financave, e cilësoi si të padrejtë vendimin e Kushtetueses.

Ai tha se në aktgjykimin e vitit 2014, Kushtetuesja “për ta mbajtur PDK-në me çdo kusht në pushtet”, vendosi se Qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve dhe kryekuvendari i takonte vetëm partisë së parë. Ndërkaq, kësaj radhe Kushtetuesja “thotë se vetëm votimi i hapur është i vlefshëm, dhe madje vendos edhe kufizim në vetëm 3 tentime, sepse fituesja është Lëvizja Vetëvendosje”.

“Kjo e fakton padyshim se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por bazohen në atë se cila parti është në pyetje. Kjo nuk është drejtësi. Ky është arbitraritet klientelist, që synim ka t’ua sigurojë gardës së vjetër në tavolinë, atë çfarë nuk ua dha populli me votë”, shkroi ai në Facebook.

Saranda Bogujevci, deputete e LVV-së, tha se “demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më”.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë vendim të Kushtetueses, u vërtetuan qëndrimet e partisë së tij, që LVV-ja “e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë Kushtetutës”.

Sipas tij, ky vendim është fitore për rendin kushtetues.

“Ky është konfirmim i plotë se bllokada, shkeljet dhe veprimet arbitrare të Lëvizjes Vetëvendosje ishin jo vetëm antikushtetuese, por edhe thellësisht të dëmshme për demokracinë dhe shtetin tonë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar si “fitore të madhe për demokracinë”.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se me këtë vendim u vërtetua se LVV-ja shkeli Kushtetutën, për shkak se ndryshoi rendin e ditës dhe insistoi në votim të fshehtë për kryeparlamentarin.

“Fatkeqësisht, Kosova humbi kohë. Sot bëhen plot 180 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve. Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë – gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saja si mburrje”, shkroi ai.

Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, “fitoi demokracia, u rrëzua diktati”.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini tha se nuk mund të abuzohet në pafundësi me propozimin e vetëm një kandidati.

“Shteti nuk i nënshtrohet një individi”, shkroi ai.

Nga 15 prilli deri më 26 korrik, deputetët mbajtën 54 vazhdime të seancës, por dështuan që ta konstituonin organin ligjvënës.

Nga 1 maji, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndryshoi rendin e ditës, duke shmangur votimin e hapur dhe duke kërkuar formimin e një komisioni që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentar.

Kjo formë e votimit u kundërshtua nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe, që refuzuan të propozonin anëtar për këtë komision.

Gjatë seancave para 1 majit – kur votimi ishte i hapur – e propozuara e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, në disa votime nuk kishte arritur që të merrte 61 votat e nevojshme.

Haxhiu është cilësuar nga PDK-ja dhe AAK-ja si “figurë përçarëse”, ndërkaq LDK-ja ka deklaruar se nuk voton për asnjë kandidat të LVV-së për postin e kryetarit të Kuvendit./REL



Ju sugjerojmë

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

8 Gusht, 2025 9:36 pm
Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë
Bota

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë

8 Gusht, 2025 9:26 pm
Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur

8 Gusht, 2025 8:56 pm
Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite
Sport

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite

8 Gusht, 2025 8:38 pm
Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave
Rajoni

Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave

8 Gusht, 2025 8:16 pm
Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën
Bota

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

8 Gusht, 2025 7:42 pm
Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike
Sport

Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

8 Gusht, 2025 7:11 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Bota

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

8 Gusht, 2025 6:56 pm
Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen
Bota

Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen

8 Gusht, 2025 6:38 pm
India pezullon planet për të blerë armë amerikane pas tarifave të Trumpit
Bota

India pezullon planet për të blerë armë amerikane pas tarifave të Trumpit

8 Gusht, 2025 6:15 pm
Para
Izraeli, tre kushte për armëpushimin e përhershëm

Cilat pjesë të Gazës kanë mbetur pa u pushtuar nga Izraeli?

Trump i kërkon Melonit t’i organizojë takimin me Putinin në Romë,Rusia e kundërshton

Trump i kërkon Melonit t’i organizojë takimin me Putinin në Romë,Rusia e kundërshton

SHBA vendos tarifa për arin, çmimi në bursën amerikane arrin rekord historik

SHBA vendos tarifa për arin, çmimi në bursën amerikane arrin rekord historik
















TE FUNDIT

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
8 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Sipas njoftimit të ministrisë 6...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë
8 Gusht, 2025

Një zjarr i madh në veriperëndim të Los Anxhelosit ka detyruar mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Zjarri...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur
8 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Lexo më shumë

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite
8 Gusht, 2025

Ylli i Kombëtares, Armando Broja ka finalizuar transferimin e tij tek ekipi i Burnleyt nga blutw e Londrws për një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com