Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, në fshatin Nënmavriq në Shkodër.
Sipas uniformave blu mësohet se 47-vjeçari me iniciale Z.V e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.
Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./Opinion.al