Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dodik i kërkon gjykatës në Bosnje t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin me burgim

2025/08/07 at 12:39 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje

Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, i ka kërkuar formalisht Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës të mërkurën t’ia zëvendësojë me gjobë dënimin prej një viti burgim.

Dodik u dënua në shkurt me një vit burgim dhe iu ndalua ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet. Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin ndaj tij këtë muaj.

Dënimi me një vit burgim mund të zëvendësohet me gjobë sipas sistemit ligjor të Bosnjës.

Sipas Kodit Penal të Bosnjës, një ditë burg kushton 50 euro. Dodik do të paguajë rreth 18.000 euro për një vit.

Megjithëse Dodik ka deklaruar vazhdimisht se nuk e pranon vendimin e gjykatës, kërkesa e tij për ta shndërruar dënimin në gjobë tregon se, në fakt, ai e ka pranuar atë.

Dodik u dënua për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë.

Pasi dënimi i tij u vërtetua, të mërkurën Komisioni Qendror Zgjedhor ia hoqi atij mandatin e presidentit të entitetit serb, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme për president të Republikës Sërpska.

Dodiku, i cili ka mbështetjen e Moskës, iu përgjigj Komisionit Qendror duke thënë se do të mbajë referendum në Republikën Sërpska për mandatin e tij, edhe pse Kushtetuta e Bosnjës nuk parashikon mundësinë e mbajtjes së referendumeve në entitete.

Ndërkohë, më 7 gusht në orën 21:00, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë konsultime të mbyllura lidhur me situatën në Bosnje dhe Hercegovinë. Nga Misioni i Panamasë, e cila aktualisht kryeson Këshillin, është thënë për agjencinë ruse RIA Novosti se Rusia ka kërkuar mbajtjen e këtij takimi.

Në të njëjtën kohë, Ambasada e Rusisë ka deklaruar se për Bosnje dhe Hercegovinën “ka ardhur momenti i së vërtetës”, pas të cilit “mund të vijë pika pa kthim”.

Në deklaratën e publikuar më 7 gusht thuhet se “ose Bosnja dhe Hercegovina do të dëshmojë se është vërtet një shtet juridik dhe demokratik, duke e hedhur poshtë aktgjykimin e politizuar ndaj presidentit Dodik – i cili u imponua nën presionin perëndimor – ose do të rreshtohet krah Moldavisë, Rumanisë, Francës, Gjermanisë, Austrisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në thelb gjithë Perëndimit kolektiv, ku në mënyrë hipokrite dhe arrogante përdoren agjencitë ligjzbatuese për të shkatërruar kundërshtarët politikë”./REL

Ju sugjerojmë

Rama bisedë telefonike me Zelensky, çfarë diskutuan
Aktualitet

Rama bisedë telefonike me Zelensky, çfarë diskutuan

7 Gusht, 2025 5:48 pm
Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë
Kryesore

Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë

7 Gusht, 2025 5:30 pm
Familja mbretërore holandeze në qendër të kritikave për pushimet luksoze në Greqi
Bota

Familja mbretërore holandeze në qendër të kritikave për pushimet luksoze në Greqi

7 Gusht, 2025 4:55 pm
Sistemi sekret i Hamasit për të paguar pagat e nëpunësve
Bota

Sistemi sekret i Hamasit për të paguar pagat e nëpunësve

7 Gusht, 2025 4:54 pm
Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë
Bota

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë

7 Gusht, 2025 4:48 pm
“Në mbrojtje të UÇK”, mblidhen protestuesit kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë
Rajoni

“Në mbrojtje të UÇK”, mblidhen protestuesit kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë

7 Gusht, 2025 4:45 pm
Google Maps/ Tashmë mund të shihni ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi urban
Aktualitet

Google Maps/ Tashmë mund të shihni ku ndodhet dhe për sa minuta vjen autobusi urban

7 Gusht, 2025 4:42 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Putin: Takimi me Zelenskyn i mundshëm, por ende larg

7 Gusht, 2025 4:29 pm
Kush janë kandidatët për “Topin e Artë”?
Sport

Kush janë kandidatët për “Topin e Artë”?

7 Gusht, 2025 4:28 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa

7 Gusht, 2025 4:23 pm
Para
Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve

Rrjetat për pemtoret përfshihen në skemën e subvencioneve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon

“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale

“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale

TE FUNDIT

Rama bisedë telefonike me Zelensky, çfarë diskutuan

Rama bisedë telefonike me Zelensky, çfarë diskutuan
7 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky. Njoftimin për këtë bisedë e ka...

Lexo më shumë

Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë

Protesta/ Bluza, flamuj e pankarta në mbështetje të Thaçit dhe UÇK-së në Prishtinë
7 Gusht, 2025

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën gjithëpopullore të thirrur nga organizatat e dala nga...

Lexo më shumë

Familja mbretërore holandeze në qendër të kritikave për pushimet luksoze në Greqi

Familja mbretërore holandeze në qendër të kritikave për pushimet luksoze në Greqi
7 Gusht, 2025

Familja mbretërore e Holandës është bërë sërish objekt debatit publik, pasi Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima po kalojnë pothuajse të...

Lexo më shumë

Sistemi sekret i Hamasit për të paguar pagat e nëpunësve

Sistemi sekret i Hamasit për të paguar pagat e nëpunësve
7 Gusht, 2025

Pas gati dy vitesh lufte, aftësia ushtarake e Hamasit është dobësuar rëndë dhe lidershipi i tij politik është nën presion...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com