Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump dhe nëndetëset bërthamore: “Mesazhi për Putinin”?

2025/08/04 at 8:50 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?

Kur SHBA-të lëvizin nëndetëse bërthamore, zakonisht është sekret. Pas kërcënimeve nga Rusia, Donald Trump tani po e bën këtë publikisht. Çfarë fshihet pas kësaj? A është kjo përgjigja e duhur ndaj politikave të Putinit?


Është shumë e pazakontë që presidentët amerikanë të urdhërojnë publikisht zhvendosjen e nëndetëseve bërthamore amerikane, sepse veprimet e tilla janë “sekrete të larta”.

Donald Trump e theu qëllimisht këtë traditë dhe njoftoi në mediat sociale se do të dërgonte dy nëndetëse bërthamore në “rajone të përshtatshme”. Kjo, siç shpjegoi ai, i referohet deklaratave të ish-presidentit rus Dmitry Medvedev – të cilat ai i quajti “budallallëqe dhe nxitëse”.

Më vonë, para se të largohej nga Uashingtoni me helikopter për fundjavë, Trump shpjegoi vendimin e tij: “Një ish-president rus na kërcënoi. Ne do t’i mbrojmë qytetarët tanë”. Nëse Medvedev po flet për armë bërthamore, Amerika duhet të jetë gati, tha Trump. “Dhe ne jemi plotësisht të përgatitur”, theksoi ai.

Por Trump nuk zbuloi se për cilat nëndetëse bërthamore bëhej fjalë dhe ku janë dërguar, as nuk tha nëse ato ishin vetëm nëndetëse me energji bërthamore apo nëse ato në të vërtetë mbanin armë bërthamore.

Më pas Medvedev provokoi Trumpin prapë, me pyetjen: “Ku ie keni dërguar këto nëntetëse, në ishullin Epstein?” Reagimi i Trumpit ndaj këtij provokimi pritet.

Përplasje verbale midis Trumpit dhe Medvedevit

Më parë Medvedev dhe Trump kanë pasur një përplasje tjetër verbale. Zhurma për armët bërthamore ishte kulmi i konfliktit verbal midis Trump dhe Medvedev në mediat sociale.

Medvedev dikur konsiderohej si një politikan i moderuar në Shtetet e Bashkuara, por që nga fillimi i luftës në Ukrainë ai është bërë “kryeradikali” i Presidentit rus Vladimir Putin.

Pasi Trump e shkurtoi ultimatumin e tij ndaj Putinit në dhjetë ditë para se të hynin në fuqi sanksionet e ashpra kundër Rusisë, Medvedev kërcënoi me një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në platformën X.

Ai ofendoi Trumpin duke e quajtur madje edhe “gjysh”. Trump reagoi:  “Një ish-president i dështuar i Rusisë”, tha ai për Medvedevin, shte shtoi se “ishte shumë i zhgënjyer nga Putini”.

Pas kësaj Trump tha publikisht se do të zhvendoste dy nëndetëse bërthamore në afërsi të Rusisë, që nuk është e zakonshme, sepse hapat e tillë mbahen sekret.

Ish-këshilltari i Trumpit: “Ato janë tashmë atje”

Kritika të ashpra për reagimin e Trumpit erdhën edhe nga John Bolton, ish-këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, që tani është një nga kritikët e tij më të ashpër.

Duke folur për CNN, Bolton theksoi se nuk kishte nevojë të zhvendoseshin nëndetëset bërthamore amerikane: “Një numër i mjaftueshëm i tyre janë tashmë të afta për kundërsulm në rast të një sulmi bërthamor rus.”

Ato nuk duhet të dërgohen atje, sepse atje janë – dhe shpresojmë se do të mbeten të pazbuluara”, tha Bolton.

“Ky është mesazhi i duhur për Putinin”

Nga ana tjetër, ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së dhe Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në administratën Obama, Leon Panetta, mbështeti deklaratën e Trump: “Është mesazhi i duhur për Putinin. Ai shpesh sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe kërcënon aftësitë e tij bërthamore. Kjo nuk është e pranueshme.”

Putin rrallë reagon ndaj fjalëve, por trgon ndaj veprimeve, thotë ai.

Nga ana tjetër, ish-komandanti i NATO-s në Evropë, Wesley Clark, e kundërshton këtë veprim të Trumpit. Nëse Trump tani kërcënon edhe me armë bërthamore si Putini, kjo vetëm sa do të rrisë frikën e njerëzve nga lufta – gjë që është pikërisht ajo që dëshiron Putini.

“Është thjesht retorikë. Ai (Trump) mendon se do të duket e fortë. Por na dëmton dhe kështu ndihmon Rusinë”, thotë Clark.

Clark pohon se Trump në vend të kësaj duhet që më në fund t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës. Vetëm atëherë, Putini do ta kuptojë se nuk mund ta fitojë luftën kundër Ukrainës.

Putini refuzon ultimatumin e Trumpit

Putini – megjithëse para se të mbërrinin kërcënimet me nëndetëse bërthamore – reagoi me qetësi: në reagimin e tij të parë publik ndaj presidentit amerikan, i cili shprehu zhgënjim, ai tha: “Të gjitha zhgënjimet vijnë nga pritjet e ekzagjeruara”.

Një zgjidhje paqësore, shtoi Putini, kërkon bisedime të hollësishme – por jo në publik. “Ne ramë dakord që do të zhvillojmë negociata pa kamera dhe pa zhurmë politike, dhe se do të kërkojmë kompromise”. Por ky proces nuk ka filluar ende, thotë Putini.

Trump e ka intensifikuar ndjeshëm retorikën e tij ndaj Moskës në javët e fundit. Pas një serie sulmesh të rënda ajrore ruse në Ukrainë, ai e quajti udhëheqësin e Kremlinit Vladimir Putin “të çmendur” dhe e akuzoi atë se po “përhapte shumë budallallëqe” rreth Ukrainës.

Më vonë Trump i quajti veprimet e Rusisë në Ukrainë “të neveritshme”. DW



Ju sugjerojmë

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
Bota

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

24 Gusht, 2025 10:24 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

24 Gusht, 2025 9:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

24 Gusht, 2025 9:40 pm
Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

24 Gusht, 2025 9:31 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy persona

24 Gusht, 2025 9:18 pm
Takimi Rusi-Ukrainë në Vatikan, reagon Lavrov
Bota

Lavrov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë subjekt i konsensusit

24 Gusht, 2025 9:00 pm
Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…
Bota

Britania ndryshon rregullat e azilit, pritet që mijëra emigrantë…

24 Gusht, 2025 8:28 pm
Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë
Bota

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

24 Gusht, 2025 8:01 pm
Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…
Rajoni

Ambasadori rus në Serbi: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me…

24 Gusht, 2025 7:32 pm
VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes
Sport

VIDEO/ Incident i frikshëm në MotoGP, kameramani i shpëton mrekullisht përplasjes

24 Gusht, 2025 7:01 pm
Para
Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj

Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj

Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik

Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës

Vijon zjarri në malin e Skërficës/ Ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës
















TE FUNDIT

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
24 Gusht, 2025

Franca është përballur me një shpërthim të rasteve të listeriozës, me 21 persona të infektuar, të moshës nga 34 deri...

Lexo më shumë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekura dy...

Lexo më shumë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
24 Gusht, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë-Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Cinar,...

Lexo më shumë

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
24 Gusht, 2025

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Stefanchuk, në një postim në rrjetet sociale njoftoi se sot, në Ditën e Pavarësisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com