Aksioni për lirimin e hapësirave publike si trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon me intensitet në të gjithë vendin.
Si pjesë e vizionit të qeverisë shqiptare për “Rilindjen Urbane 2.0”, kjo nismë ka si qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe komunitetet.
Po kështu sot kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga një prej aksioneve të ndërmarra në një subjekt privat, ku u liruan zona të zëna në mënyrë të paligjshme.
Në një mesazh të shkurtër, ai theksoi progresin me fjalën “ecim”.