Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..

2025/07/29 at 2:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kodi i ri Penal, Çela: Rrezikon të minojë mirëfunksionimin e drejtësisë, thellon..

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka kundërshtuar draftin për Kodin e ri Penal. Çela ishte shprehur kundër ndryshime të Kodit Penal edhe në deklaratat e mëparshme të bëra publikisht, por edhe gjatë raportit vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.


Sipas kryeprokurorit, ishte e nevojshme një shkëputje nga një konceptim autoritar i kodit të vjetër penal drejt një kodi të përshkruar nga një frymë demokratike liberale.

Por mungesa e procesit për të “shtruar bazamentin e duhur filozofik moralo-juridik mbi të cilën të ndërtohej struktura e një kodi të ri”, sipas Çelës përfaqëson një veprim të nxituar që rrezikon të minojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend.

“Në vitin 1995, për shkak të një konteksti të caktuar historik, ishte mëse e qartë nevoja për t’u shkëputur nga një konceptim autoritar i kodit të vjetër penal drejt një kodi të përshkuar tërësisht nga një frymë demokratike liberale, i cili duhej të përfaqësonte vlerat e shoqërisë që synonim të ndërtonim. Kjo do të duhej të kishte qenë pikënisja edhe për procesin e draftimit të një kodi të ri, si një nevojë reale për shkak të evoluimit të vlerave shoqërore dhe përshtatjes me ndryshimet e vrullshme në nivel global në shumë aspekte, shpesh herë edhe mjaft delikate e për të cilat nuk është e lehtë të gjendet konsensusi. Ky proces do të kishte shtruar bazamentin e duhur filozofik moralo-juridik mbi të cilën të ndërtohej struktura e një kodi të ri. Mungesa e këtij procesi përbën një gabim fatal strukturor në ngritjen e kësaj ngrehine, që në vend se të ishte produkt i një rrjedhe të natyrshme institucionale dhe shoqërore si domosdoshmëri historike, në fakt nuk përfaqëson më shumë se një veprim të nxituar që rrezikon të minojë në mënyrë të pariparueshme mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend”, u shpreh Çela.

Kryeprokurori shkon më tej kur thotë se eksperienca ka treguar se procesi i ligjbërjes në vend, të paktën sa i përket sistemit të drejtësisë dhe sidomos kuadrit ligjor penal, “është difektoz dhe shpesh herë ndikohet nga nevojat dhe emocionet e çastit, duke mos sjellë efektet e dëshiruara”.

“Për shkak të nivelit të përmasave të pasojave për dekada të tëra kur bëhet fjale për një kod, nuk duhet të lejohet që ky gabim të përsëritej për një ligj kaq të rëndësishëm, aq më tepër për momentet në të cilat po kalon sistemi i drejtësisë në vend, ku debate të tilla do të mund të ndikoheshin thellësisht nga qasje aspak objektive, përtej logjikës së ftohtë juridike që kërkon një kod penal”, shprehet ai.

Publikimi i draftit, sipas Çelës, vjen në një moment të vështirë për sistemin e drejtësisë dhe do thellonte kaosin për shkak të konfuzionit. Por mbi të gjitha, ai thekson se vendi ka nevojë për ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale.

“Sistemi ende vuan nga mungesat masive në organika dhe mbingarkesa e jashtëzakonshme e dosjeve, nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të thellonte shumëfish kaosin në hetim dhe proceset gjyqësore, për shkak të konfuzionit të paevitueshëm që do të sillte zbatimi i normave të reja penale. Kjo mund të vihet re lehtësisht edhe në mungesën e një kontributi real të magjistratëve në dhënien e opinioneve mbi draftin që nga viti 2023, pikërisht për shkak të ngarkesës së papërballueshme në punë që nuk i lejon të përfshihen cilësisht në një proces kaq delikat dhe të rëndësishëm.  Më tepër se për një kod të ri penal, sot vendi ka nevojë urgjente për ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, për të korrigjuar gjërat që po shkojnë keq në funksionimin e tij dhe për të lehtësuar proceset nga burokracitë e panevojshme, që po ndikojnë në zvarritjen e hetimeve dhe gjykimeve”, tha ai.

Në një reagim për gazetaren Glidona Daci, Çela është shprehur se Prokuroria e Përgjithshme nuk ishte njohur më parë për draftin në fjalë. Sipas tij, “Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës për hartimin e një Kodi të ri Penal”./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
Aktualitet

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

30 Korrik, 2025 9:40 pm
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
Rajoni

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

30 Korrik, 2025 9:28 pm
Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
Aktualitet

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

30 Korrik, 2025 9:07 pm
Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
Bota

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

30 Korrik, 2025 8:47 pm
Lapaj tregon arsyet në ‘Opinion’ pse Dashnor Sula nuk u fut në listat e “Shqipëria Bëhet”
Aktualitet

“Do vijë dita…”/Lapaj pas vendimit të KAS: Ne si kulak, PSD-së i kalojnë të gjitha!

30 Korrik, 2025 8:30 pm
Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut
Aktualitet

Kodi i ri Penal, avokati Jordan Daci: Nëse miratohet, jemi një hap larg burgut

30 Korrik, 2025 8:17 pm
Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”
Bota

Zyrtari izraelit: Izraeli “mund të aneksojë pjesë të Gazës”

30 Korrik, 2025 8:02 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama: 31 korriku afati i fundit, penalizime për të…

30 Korrik, 2025 7:35 pm
Republika Çeke ndalon propagandën komuniste
Bota

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

30 Korrik, 2025 7:16 pm
OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik
Bota

OBSH: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore në Gazë është jetik

30 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit

S’paguan gjobë ai që../ Rama: Asnjë lavazh mes lagjeve të lajë makinat në trotuare

Sulmet izraelite në Gaza, sot 31 të vdekur/ 10 humbën jetën teksa prisnin ndihmat

Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës në Gazë

Turneu në Preshevë/ Duka: Të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë

Turneu në Preshevë/ Duka: Të promovojmë futbollin e të motivojmë fëmijët të luajnë
















TE FUNDIT

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues

Rama për revistën gjermane: Po negociojmë për Sazanin, projekti duket premtues
30 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi projektet e investimeve në...

Lexo më shumë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRRE për liberalizimin e tregut të energjisë
30 Korrik, 2025

Gjykata Komerciale e Kosovës ka pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që parasheh daljen e bizneseve në...

Lexo më shumë

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin

Fëmijëria, sulmi i ’97 dhe politika/Edi Rama tregon historinë e tij për Zeit Magazin
30 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën gjermane Zeit Magazin, ku rrëfen rrugëtimin e tij...

Lexo më shumë

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia

Kritikët e Kremlinit: Zvicra ka mikëpritur “kriminelë të luftës” nga Rusia
30 Korrik, 2025

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një delegacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com