Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar në lidhje me situatën nga zjarret që kanë përfshirë vendin.
Në këtë postim kryeministri ka shprehur falenderime për efektivët e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, të zjarrfikëses, të urgjencës kombëtare dhe të Emergjencave Civile të cilët në këtë kohë janë në gatishmëri në lidhje me situatën e zjarreve.
Gjithashtu Rama ka veçuar një falenderim për shefin e Policisë së Delvinës, Agim Troci, i cili sipas Ramës shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën.
Postimi i kryeministrit Rama.
MIRËMËNGJES
dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë.