Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik

2025/07/26 at 6:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik

Qeveria ka publikuar për konsultim publik metodologjinë e re për përcaktimin e taksës për pasuritë e paluajtshme dhe çmimet e reja të referencës në 61 bashki të vendit.

Projektvendimi i Ministrisë së Financave automatikisht do të rrisë detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës, ku çmimet më të larta janë përcaktuar në bashkitë bregdetare, sidomos në Durrës, Sarandë dhe Vlorë.

Metodologjia e miratuar nga qeveria përcakton se vlera e apartamentit që disponon një qytetar llogaritet mbi çmimet e referencës.

Ndërsa detyrimi për taksën e ndërtesës përcaktohet mbi vlerën e apartamentit. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit të taksave për qytetarët do të jetë në përqindje të njëjtë me rritjen e çmimeve të referencës. Shkalla e taksës së ndërtesës për qëllime banimi është 0,05% e vlerës së apartamentit.

Çmimet e referencës në Bashkinë e Durrësit variojnë nga 45 mijë lekë më i liri në 200 mijë lekë/m² më i shtrenjti. Ky çmim prej 2 mijë euro metri katror është në zonën e portit të Durrësit ku po ndërtohet marina e jahteve dhe ka një trefishim të çmimit, pasi më parë ishte 65 mijë lekë/m². Në zonën kadastrale 6, që përfshin gjirin e Lalzit, çmimi i referencës është përcaktuar 140 mijë lekë/m², ndërsa pjesa tjetër varion nga 124 mijë në 100 mijë lekë/m².

Qendra urbane e Vlorës është ndarë në 4 zona kadastrale, ku çmimet variojnë nga 65 mijë në 98 mijë lekë/m². Ndërkohë që për herë të parë edhe ishullit të Sazanit i është përcaktuar çmim reference prej 200 mijë lekë/m². Në Sazan pritet të ndërtohet projekti prej 1.4 miliardë eurosh i Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump.

Në Bashkinë Himarë çmimet variojnë nga 45 mijë në 140 mijë lekë/m². Çmimet më të larta janë në zonën detare të Dhërmiut, Jalës dhe Palasës, të cilat janë 100 mijë–140 mijë lekë/m².
Ndërkohë, në zonën e Radhimës çmimi i referencës është 90 mijë lekë/metër katror.

Çmimet e referencës në Sarandë, në krahasim me çmimet që ishin më parë, janë rritur me 80%. Saranda aktualisht ndahet në 5 zona kadastrale me çmime që variojnë nga 65 mijë në 100 mijë lekë/m², çmimet më të larta në zonën qendrore të Sarandës dhe në Ksamil.

Edhe Korça ka rritje të çmimeve të referencës me rreth 45%. Çmimi më i lartë është 70 mijë lekë për metër katror.
Po ashtu, edhe Shkodra ka një rritje të çmimeve të referencës me 30%, dhe veç zonës urbane edhe zona e Velipojës ka arritur një çmim reference prej 75 mijë lekë/m². Për qarkun Lezhë, çmimet variojnë nga 33 mijë në 70 mijë lekë për m², ku më të lartat janë çmimet në Shëngjin dhe në Tale.

Rritja e çmimeve fiskale do të sjellë rritje të pagesës vjetore të taksës së ndërtesës, si për apartamentet e banimit, ashtu edhe për bizneset. Kjo rritje për banorët e Bashkisë së Tiranës u bë në vitin 2023, të cilët u përballën me një rritje prej 75%.

Klan News

Ju sugjerojmë

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital
Bota

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital

2 Tetor, 2025 1:43 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, reagon Policia

2 Tetor, 2025 1:05 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Aksident në rrugën Bilisht-Kapshticë, humb jetën një person

2 Tetor, 2025 12:17 pm
Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës
Kronikë

Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës

2 Tetor, 2025 12:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Moti i keq, anulohen lundrimet në linjën Durrës–Bari
Aktualitet

Moti i keq, anulohen lundrimet në linjën Durrës–Bari

2 Tetor, 2025 11:58 am
Moti i keq përfshin qarkun e Lezhës, dëbora arrin deri në 15 cm
Aktualitet

Moti i keq përfshin qarkun e Lezhës, dëbora arrin deri në 15 cm

2 Tetor, 2025 11:54 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Sherr në një gjimnaz në Kamëz, disa nxënës të plagosur me thikë

2 Tetor, 2025 11:40 am
Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Nuk po presim, por ne po vrapojmë shumë shpejt

2 Tetor, 2025 11:07 am
Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë
Kryesore

Rama nga Danimarka: Shqipëria ka ndër mbrojtjet kibernetike më të forta në Europë

2 Tetor, 2025 11:04 am
Para
Itali/ 15 kg drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet shqiptari 52-vjeçar

Itali/ 15 kg drogë të fshehura në frigorifer, arrestohet shqiptari 52-vjeçar

Zjarret në Kosovë, raportohet për 29 vatra aktive

Zjarret në Kosovë, raportohet për 29 vatra aktive

Rekordi në Finlandë, temperaturat për dy javë radhazi shënojnë mbi 30 gradë Celsius

Rekordi në Finlandë, temperaturat për dy javë radhazi shënojnë mbi 30 gradë Celsius

TE FUNDIT

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital

Tentohet të helmohet Bashar al-Assad në Rusi, përfundon në spital
2 Tetor, 2025

Një përpjekje për atentat ndaj ish-diktatorit sirian Bashar al-Assad ka ndodhur në Moskë. Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e...

Lexo më shumë

Plagosja e gjimnazistëve në Kamzë, reagon Policia

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
2 Tetor, 2025

Policia ka dalë me një komunikatë zyrtarë në lidhje me sherrin mes disa të rinjve, ku dy prej tyre mbetën...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Bilisht-Kapshticë, humb jetën një person

Helmohen disa banorë në Bulqizë
2 Tetor, 2025

Në aksident i rëndë është regjistruar në aksin Bilisht-Kapshticë. Dy mjete përplasen me njëra tjetrën, e si pasojë  një pasagjer...

Lexo më shumë

Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës

Dy të mitur u qëlluan me thikë, sherri mes nxënësve nisi në oborrin e shkollës
2 Tetor, 2025

Dy adoleshentë janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi janë plagosur me thikë pas një sherri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com