Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka sqaruar në lidhje me afatet mbi vizat amerikane dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në SHBA për vizitorët ndërkombëtarë.
Ambasada bën me dije se data e skadencës së vizës nuk përcakton kohëzgjatjen e lejuar të qëndrimit në SHBA.
Sipas njoftimit: “Një vizë amerikane ju lejon të udhëtoni drejt një pike hyrjeje në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkoni leje për të hyrë në vend. Kohëzgjatja e qëndrimit tuaj përcaktohet nga Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) në momentin e mbërritjes suaj”.
Oficeri i Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit vendos datën “prano deri më…” në momentin e mbërritjes, jo nga data e skadencës së vizës.