Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëbimet e azilkërkuesve në Gjermani: Ashpërsim i migracionit në BE

2025/07/22 at 10:35 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Dëbimet e azilkërkuesve në Gjermani: Ashpërsim i migracionit në BE

Vendet e BE-së duan ta përshpejtojnë politikën më të ashpër të azilit, si Gjermania.


Disa propozime diskutohen në takimin e ministrave të Brendshëm të BE të martën.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, CSU do të duhet të martën (22.07.) të shpjegojë kontrollet kufitare të Gjermanisë në takimin për herë të parë si ministër me homologët e tij nga vendet e BE-së.

Por para së gjithash Dobrindt dëshiron të demonstrojë në Kopenhagen “se Gjermania nuk është më në rolin e frenuesit kur bëhet fjalë për çështjet e migracionit në Evropë,  por në rolin e drejtuesit”.

Ministri i Brendshëm gjerman e kishte deklaruar këtë tashmë në fund të javës së kaluar në samitin e migracionit të thirrur nga vetë ai në Zugspitze, në Gjermani. aty mori pjesë edhe komisionieri i BE për çështjet e Brendshme, Magnus Brunner. “Evropa më në fund po bëhet më e ashpër në politikën e azilit.

Kjo është ajo që është vendimtare: Ne mund t’i zgjidhim këto sfida vetëm së bashku – jo secili për veten e tij, jo secili individualisht”, tha Brunner në samit.

Gjermania nis dëbimet në Afganistan, Austria në Siri

Sot në Kopenhagen diskutohet për këtë ashpërsim të ri. Sidomos për “temën e dëbimeve dhe kthimeve, ku së fundmi kemi krijuar mundësi të reja”, tha Brunner, që vetë vjen nga Austria.

Së fundmi Austria ka shtuar dëbimet në Siri, kurse Gjermania në Afganistan.

“Këto janë të gjitha hapa jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne nëse mund t’i kthejmë gjithnjë e më shumë kriminelët në vendet e tyre të origjinës”, theksoi ai.

Për këtë qëllim në mars Komisioni i BE-së paraqiti një rregullore të re për kthimin.

Ajo përfshin, ndër të tjera, procedura më të rrepta dëbimi dhe të njësuara në të gjithë BE-në, si edhe të ashtuquajtura “qendra kthimi”, ku do të koordinohet dëbimi i azilkërkuesve të refuzuar – duke përfshirë edhe qendra jashtë BE-së nën mbikëqyrjen e autoriteteve kombëtare, së bashku me agjencitë e BE-së si Frontex.

Për këtë qëllim, Frontex, Agjencia e Mbrojtjes së Kufijve brenda BE do të marrë trefish më shumë fonde në të ardhmen, sipas Komisionerit të Punëve të Brendshme Brunner.

Sipas propozimit të buxhetit të paraqitur nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen javën e kaluar, 34 miliardë euro do të ndahen për menaxhimin e migracionit, forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së dhe sigurinë e brendshme.

Vetëm çdo i katërti azilkërkues i refuzuar largohet nga BE

Por edhe më tej shtrohet pyetja: Ku do të dëbohen këta njerëz?

Sipas Agjencisë së Azilit të BE-së, kohët e fundit ka pasur rreth 2,700 kërkesa për azil në ditë. Pothuajse gjysma refuzohen menjëherë, por aktualisht vetëm rreth një në katër prej atyre që duhet të largohen, largohen në të vërtetë nga Bashkimi Evropian.

Danimarka, e cila aktualisht mban Presidencën e Këshillit të BE-së prej kohësh është konsideruar si një mbështetëse e vijës së ashpër në politikën e migracionit. Kaare Dybvad, Ministrja Daneze e Migracionit, dëshiron t’i përshpejtojë gjërat:

”Ne duhet të bëjmë më shumë sesa thjesht t’i bindim vendet e treta të marrin mbrapsht shtetasit e tyre. Ne duhet të punojmë urgjentisht për zgjidhje të mëtejshme dhe të reja.”

Marrëveshjet me shtetet e treta në fokus

Një sugjerim që është veçanërisht i rëndësishëm edhe për Ministrin e Brendshëm gjerman është eliminimi i të ashtuquajturit elementi familjar ose lidhjet me një vend. Deri më tani, azilkërkuesit mund të deportohen vetëm në atë vend jashtë BE-së ku kanë  familjen ose kanë qëndruar për një periudhë të gjatë.

“Ne nuk duam ta mbajmë më më elementinn familjat lidhjet me një vend në mënyrë që ligji evropian të mos na pengojë të arrijmë marrëveshje me vendet e treta”, tha Dobrindt. Mbrojtja nga BE-ja nuk do të thotë domosdoshmërisht mbrojtje brenda BE-së.

Kjo do të funksiononte kështu: Një azilkërkues i refuzuar nuk mund të deportohet në Afganistan për arsye të caktuara – pse jo, për shembull, në Pakistan?

Që kjo të ndodhë, vendi do të duhet të jetë në listën e vendeve të treta të sigurta. Komisioni i BE-së tashmë e ka paraqitur një listë të tillë dhe synon ta diskutojë më tej atë me Parlamentin dhe, për shembull, me ministrat e Brendshëm, sipas Brunner.

“Këto janë të gjitha masa shumë të rëndësishme dhe ne duhet të veprojmë më shpejt”, shpjegon Komisioneri i BE-së. Bëhet fjalë për t’i bërë ato efektive dhe për të demonstruar besueshmërinë e politikës evropiane të azilit.

Bisedime të vështira për marrëveshje migracioni

Sa i vështirë është ky proces në praktikë, Komisioneri i BE-së Brunner sapo e ka përjetuar. Një numër veçanërisht i madh emigrantësh nisen nga Libia drejt Evropës e mbërrijnë sidomos në ishujt grekë.

Bisedimet fillestare të Brunner në Libi rreth një marrëveshjeje për migracionin e ndërprenë papritur: Në vendin e shkatërruar nga trazirat dhe lufta për pushtet, delegacioni i BE-së u shpall “i padëshirueshëm”.

Sfida e radhës për Evropën që tregoi, se pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ta zhvendosur jashtë BE “problemin e migracionit”, BE varet gjithnjë e më shumë nga vullneti i palës tjetër./DW



Ju sugjerojmë

Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër
Kronikë

Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër

9 Shtator, 2025 9:14 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

9 Shtator, 2025 8:26 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Reagon nga spitali Erogen Vaso, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

9 Shtator, 2025 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025 7:43 am
Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, avokati: Gjykata s’ka vlerësuar saktë rrezikshmërinë e autorit

8 Shtator, 2025 11:23 pm
Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…
-U tha në Opinion

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, Lala: Atentati ishte një mesazh…

8 Shtator, 2025 11:13 pm
Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari
-U tha në Opinion

Masakra në Shkodër, gazetari tregon se si i shpëtoi plumbave 43-vjeçari

8 Shtator, 2025 10:51 pm
Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë
-U tha në Opinion

Arrestimi i autorit të masakrës në Shkodër, Mejdini: Policët u sollën si amatorë

8 Shtator, 2025 10:40 pm
Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023
-U tha në Opinion

Lala tregon detaje për autorin e masakrës në Shkodër, çfarë i ndodhi në vitin 2023

8 Shtator, 2025 10:31 pm
Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba
-U tha në Opinion

Masakra me dy viktima në Shkodër, gazetarja: Autori qëlloi 27 plumba

8 Shtator, 2025 10:27 pm
Para
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: U bllokuan 63 ton produkte bujqësore pa faturë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: U bllokuan 63 ton produkte bujqësore pa faturë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

SPAK do të marrë zyrtarisht të pandehur Veliajn, ja kur do t’i komunikohen akuzat

“Ja ku jemi sot”/Rama për UBT-në: Nga degjenerimi publik te partneriteti me Vjenën

“Ja ku jemi sot”/Rama për UBT-në: Nga degjenerimi publik te partneriteti me Vjenën
















TE FUNDIT

Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër

Me pistoletë në dorë dhe skafandër në kokë, foto e autorit të masakrës në Shkodër
9 Shtator, 2025

Opinion.al ka siguruar foton e autorit pasi kreu krimin mëngjesin e djeshëm në Shkodër. Në foto, autori i dyshuar Ragip...

Lexo më shumë

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
9 Shtator, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më...

Lexo më shumë

Reagon nga spitali Erogen Vaso, dyshohet se ishte shënjestër e atentatit

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
9 Shtator, 2025

Ka reaguar nga spitali Erogen Vaso (Brajoviç), personi që dyshohet se ishte shënjestër e atentatit në Shkodër, ku mbeti i...

Lexo më shumë

Horoskopi, 9 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
9 Shtator, 2025

DASHI Energjia juaj ka arritur kulmin dhe po ju shtyn të merrni vendime, madje edhe të rëndësishme. Duhet të veproni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com