Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…

2025/07/20 at 11:57 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherri në Ksamil/ Teliti: Shteti të marrë përgjegjësitë e veta! Kërkohet zgjidhje…

Dorian Teliti, këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë ka reaguar pas konfliktit të ndodhur dje në Ksamil.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka dënuar dhunën e përdorur, pasi sipas tij çdo mosmarrëveshje pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë.

Megjithatë Teliti ka ngritur edhe një pyetje në postimin e tij, ‘kush e ndezi shkëndijën e konfliktit në Ksamil?’  Sipas tij, një ndryshim ligjor që u bë vitin e kaluar, i dha hotelerive të drejtën për të administruar çadrat në plazh, pa marrë në konsideratë bizneset ekzistuese që prej vitesh ushtronin aktivitet në të njëjtat hapësira me leje të ligjshme.

Kjo situatë, vijon më tej Teliti, nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”.

‘Së pari, dënoj me forcë dhunën e përdorur, pasi çdo mosmarrëveshje, pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Kjo është një pikënisje e qartë dhe e pandryshueshme.

Por, le të thellohemi pak më shumë: kush e shkaktoi këtë konflikt në radhë të parë? Përgjigja na çon direkt te shteti dhe ligjet e tij. Që prej vitit të kaluar, hotelerive u është dhënë e drejta që të zotërojnë edhe çadrat e tyre në plazh. Kjo masë, ndonëse mund të ketë pasur synime të mira, la pas dore realitetin ekzistues. Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij. Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone.

Kjo situatë nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”. Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese, të cilat janë zhvilluar pikërisht me bekimin dhe lejen e vetë shtetit? Kjo paqartësi dhe ndryshim i papritur i rregullave është një burim i vazhdueshëm konfliktesh dhe pasigurie për biznesin’, shkruan Teliti.

Sipas tij është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara

‘Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara. Dhuna në këtë rast ishte pasojë, por shkaku është shpeshherë më i thellë dhe kërkon zgjidhje politike dhe administrative’, shkruan ai në postimin e tij në Facebook. /opinion.al

Ju sugjerojmë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
Bota

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

20 Korrik, 2025 10:03 pm
Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
Rajoni

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

20 Korrik, 2025 9:40 pm
“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
Rajoni

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

20 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari
Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër, plagoset 33-vjeçari

20 Korrik, 2025 7:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

20 Korrik, 2025 7:00 pm
Para
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes

Trafik droge e pastrim parash nga Zvicra në Shqipëri, SPAK godet grupin kiminal..

Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes

Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes

Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj

Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj

TE FUNDIT

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
20 Korrik, 2025

“Arti më i fuqishëm është ai që të bën ta pyesësh veten: çfarë do të bëja unë në vendin e...

Lexo më shumë

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
20 Korrik, 2025

Mali i Moravës është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e kësaj të diele. Flakët fillimisht kanë nisur në një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com