Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta: Ç’do të thotë për ekonominë?

2025/07/19 at 9:07 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kosova jashtë Listës së Shteteve të Brishta: Ç’do të thotë për ekonominë?

Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – e kanë hequr Kosovën nga Lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit.


Pas më shumë se 15 vjetësh në këtë listë, Kosova kthehet tani në hartën e vendeve që konsiderohen institucionalisht më të qëndrueshme dhe financiarisht më të konsoliduara.

Si për Bankën Qendrore të Kosovës, ashtu edhe për Qeverinë në detyrë, kjo është një “njohje e rëndësishme e përparimit institucional dhe ekonomik të vendit”.

Ekspertët e ekonomisë thonë se ky zhvillim mund të forcojë imazhin e Kosovës si një vend i qëndrueshëm dhe i besueshëm për investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ç’nënkupton në aspektin ekonomik heqja e Kosovës nga kjo listë?

Mejdi Bektashi, profesor i Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se vendimet e Bankës Botërore dhe të FMN-së për ta hequr Kosovën nga Lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit janë stimuluese për zhvillimet e ardhshme, ndaj të cilave Kosova duhet të përshtatet. Sipas tij, Kosova, tani e tutje, do të ketë përfitime të shumta, jo vetëm nga Banka Botërore dhe FMN-ja si institucione financiare, por edhe nga tregjet tjera financiare që veprojnë në shtetet më të zhvilluara.

“Kryesisht, duke rritur qasjen në kreditim, në zvogëlimin e normës së riskut, që nënkupton zvogëlimin e normës së interesit, me të cilën Kosova mund të marrë hua apo kredi nga këto institucione apo tregje të tjera financiare”, shpjegon Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Për profesorin tjetër të Ekonomisë, Berim Ramosaj, heqja e Kosovës nga Lista e Shteteve në Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit rrit besimin e investitorëve vendorë e të huaj, zgjeron mundësitë për kredi më të favorshme, si në nivel nacional ashtu edhe ndërkombëtar, dhe u jep shansin edhe bankave të rendit të dytë dhe të tretë të performojnë më mirë.

Përfitime të tjera

Bektashi thotë se mbështetja nga Banka Botërore dhe FMN-ja siguron stabilitet makroekonomik për Kosovën, duke përfituar jo vetëm sektori publik, por edhe ai privat, i cili do të ketë qasje më të lehtë dhe me kushte më të favorshme në huazime nga vendet e zhvilluara.

Megjithatë, ai thekson se pjesa më e madhe e aktivitetit financiar në Kosovë lidhet me Bashkimin Evropian, i cili, prej dy vjetësh, ka vendosur masa shtrënguese ndaj vendit, për shkak të tensioneve në veri.

“Masat shtrënguese, të vëna nga Komisioni Evropian, si dhe mosformimi i institucioneve (të Kosovës) që po zgjat me muaj të tërë, janë sinjale shumë të këqija, shumë dëshpëruese edhe për institucionet më të rëndësishme financiare, por edhe për BE-në”, thotë Bektashi.

Ai shton se vendimet e Bankës Botërore dhe FMN-së duhet të shërbejnë tani si sinjal pozitiv edhe për vetë BE-në që t’i heqë masat shtrënguese dhe të adoptojë një qasje më të moderuar ndaj Kosovës.

A janë vendimet e Bankës Botërore dhe FMN-së pasqyrim i përmirësimeve reale?

Vendimet e Bankës Botërore dhe FMN-së për Kosovën janë një “karotë stimuluese”, thotë Bektashi.

Ai vë në dukje se në Kosovë ka ende ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë – gjë që e vë në pikëpyetje garantimin e vendimeve të drejta. Thotë se deficiti tregtar mbetet i lartë, ndërsa politikat ekonomike të Qeverisë në detyrë nuk kanë sjellë përmirësimet e pritshme.

“Unë besoj që ne, realisht, nuk kemi përmirësim të situatës makro-ekonomike dhe financiare. Por, është një vendim më tepër politik (i Bankës Botërore dhe FMN-së), ku më shumë ka kontribuar Banka Qendrore e Kosovës sesa Qeveria aktuale në detyrë, pasi që bisedat apo kontaktet e këtyre institucioneve, kryekëput, kanë të bëjnë me BQK-në”, thotë Bektashi.

Ramosaj vlerëson, gjithashtu, se meritë për këtë vendim ka Banka Qendrore e Kosovës. Ai thotë se Kosova ka bërë përparime në qëndrueshmërinë ekonomike dhe institucionale, por se, në thelb, realiteti ekonomik dhe ai politik nuk janë ende plotësisht të qëndrueshëm.

“Ka përmirësime edhe në qeverisjen e të hyrave buxhetore, sidomos në politikat makro-financiare. Mirëpo, ka edhe probleme të natyrave të tjera, qoftë në mosngritjen e institucioneve me kohë, qoftë në moskryerjen e funksionit të legjislativit – i cili është edhe themelues i disa agjencive të pavarura – apo në mosekzistimin e një qeverie në kuptimin e plotë, përveçse asaj në detyrë”, thotë Ramosaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai i referohet faktit se Kosova ende nuk ka arritur të konstituojë Kuvendin e ri – edhe pse zgjedhjet u mbajtën më 9 shkurt – për shkak të mosmarrëveshjeve politike, dhe për pasojë funksionon me qeveri në detyrë.

Pavarësisht kësaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka përshkruar daljen e Kosovës jashtë Listës së Shteteve të Brishta si rezultat të “punës së vazhdueshme dhe të përkushtuar” të qeverisë së tij gjatë katër vjetëve të fundit. “Dhe është vetëm një hap drejt arritjeve që do të vijnë”, ka shkruar ai në X.

 A ka rrezik që Kosova të rikthehet në listë dhe çfarë duhet të bëjnë autoritetet?

Bektashi nuk beson se Kosova mund të rikthehet në gjendjen që ishte, sa i përket trajtimit nga Banka Botërore dhe FMN-ja.

Sipas tij, vendimmarrjet në këto dy institucione financiare “janë shumë të ndërlikuara për t’u kthyer pas”.

“Unë mendoj se me konstituimin e Kuvendit, si dhe të Qeverisë, ne do të kemi një derdhje të konsiderueshme të mjeteve, qoftë nga këto dy institucione, por edhe nga ana e BE-së. Do të liberlalizohet ekonomia dhe do të kemi më shumë investime të huaja”, thekson ai.

Ramosaj ndan të njëjtin mendim, duke theksuar se vendimet e Bankës Botërore dhe FMN-së për Kosovën janë rezultat i një procesi të kujdesshëm dhe të gjatë.

“Do të thotë, është një databazë e fuqishme që u jep atyre një domethënie për një vendim. Edhe për ta marrë një vendim tjetër eventual, në rastin më të keq… ai nuk mund të merret menjëherë. Duhet të ndodhë dekadencë në kuptimin e institucioneve, varfërisë, politikës dhe pastaj mund të ndodhë”, thotë Ramosaj.

Të dy ekspertët rekomandojnë që Kosova të vazhdojë t’i forcojë institucionet dhe të zbatojë politika të qëndrueshme ekonomike, duke ndjekur me kujdes sugjerimet e Bankës Botërore, FMN-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të besimit të investitorëve. REL



Ju sugjerojmë

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
Bota

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

19 Korrik, 2025 10:41 pm
Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
Aktualitet

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

19 Korrik, 2025 10:19 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

19 Korrik, 2025 9:58 pm
Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
Aktualitet

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

19 Korrik, 2025 9:26 pm
Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit
Aktualitet

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit

19 Korrik, 2025 9:03 pm
VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
Aktualitet

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

19 Korrik, 2025 8:24 pm
Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

19 Korrik, 2025 7:42 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Para
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak...
















TE FUNDIT

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
19 Korrik, 2025

Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim...

Lexo më shumë

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
19 Korrik, 2025

Policia ka zbardhur detaje nga një konflikt i ndodhur në një lokal nate në Palasë, rreth orës 02:45 të mëngjesit....

Lexo më shumë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
19 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me ritme të shpejta në Tiranë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe...

Lexo më shumë

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
19 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Alessandro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com