Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herën e 49-të për vazhdimin e seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë duke filluar nga ora 11:00.
Vazhdimi i kësaj seance vjen pas më shumë se pesë muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Vazhdimet e deritanishme të seancës për konstituimin e legjislaturës së re kanë dështuar pasi koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Albulena Haxhiu ka dështuar në gjashtë përpjekje për të marrë votat e nevojshme në votim të hapur, dhe po ashtu ka dështuar edhe formimi i komisionit për votim të fshehtë.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës deri më 26 korrik, afat i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, duhet të ketë pasoja juridike për deputetët.