Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, gjatë gjithë ditës.
Më problematike situata nga temperaturat e larta do të jetë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet serish në 40 gradë C.
Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga nga 10°C vlera më e ulët e shënuar në Pukë deri në 39°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 5-9m/s. Valëzimi në det do të jetë i ulët i forcës 1 deri në 2 ballë.