Një situatë paniku kanë përjetuar mbrëmjen e djeshme pasagjerët e avionit të kompanisë SkyWest me destinacion Detroit.
Sipas mediave ndërkombëtare, avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente, pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte njërën nga dyert e emergjencës.
Mario Nikprelaj, 23 vjeç, nga Nebraska, siç u identifikua, dyshohet se ishte grindur më parë me një asistente fluturimi dhe ishte përpjekur të hapte një derë daljeje emergjence.
Në momentin e uljes, autoritetet arrestuan Mario Nikprelajn dhe e dërguan në Qendrën Korrektuese të Qarkut Linn.
Sipas një deklarate të Policisë së Cedar Rapids, Nikprelaj përballet me akuza për prishje të rendit, sulm, posedim të paligjshëm të ilaçeve me recetë, shkelje të taksave për substanca të kontrolluara dhe ngacmim në shkallën e parë. Policia po shqyrton ngritjen e akuzave të tjera ndaj tij.