Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

2025/07/17 at 10:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit Zelenski me emërimet e reja?


Parlamenti ukrainas e ka konfirmuar të enjten ish-Ministren e Çështjeve Ekonomike Yulia Svyrydenko si Kryeministren e re. Paraardhësi i saj, Shmyhal, do të bëhet Ministër i Mbrojtjes.

Zërat për ndryshime në qeveri kanë kohë që kanë qarkulluar në Ukrainë  tani ato janë bërë realitet. Të mërkurën, parlamenti ukrainas miratoi dorëheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal. Kabineti u shpërbë automatikisht. Shmyhal kishte shërbyer më parë për më shumë se pesë vjet – më gjatë se çdo kryetar tjetër qeverie ukrainas para tij. Dy ditë më parë, Presidenti Volodymyr Zelensky kishte propozuar ish-Ministren e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko në krye të qeverisë së. 39-vjeçarja kishte qenë më parë zëvendëse e Shmyhal dhe u bë e njohur gjatë negociatave disajavore për një marrëveshje për lëndët e para me Shtetet e Bashkuara,  e cila u nënshkruan në Uashington në fund të prillit. Svyrydenko dëshmoi të ishte një negociatore e fortë.

Zelenskyi tha se ishte e nevojshme të ristrukturohej ekzekutivi në vend, mënyrë që të zbatoheshin marrëveshjet e arritura me partnerët ndërkombëtarë. Presidenti ukrainas deklaroi se priste së shpejti një program të ri qeveritar.

A mund të bëhet ndryshim qeverie nën gjendjen e jashtëzakonshme?

Parlamenti ukrainas pritet të votojë qeverinë e re që të enjten (17 korrik). Megjithatë, neni 10 i gjendjes së jashtëzakonshme thotë se kompetencat e presidentit, parlamentit, qeverisë, Bankës Kombëtare dhe disa organeve të tjera shtetërore nuk mund të ndërpriten gjatë vendosjes së tij. Përfaqësuesit e opozitës dyshojnë në legjitimitetin e ndryshimit të qeverisë. “Parlamenti kohët e fundit e zgjati afatin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mund të shkelë Nenin 10 me këtë, megjithëse të gjithë bien dakord se legjislacioni duhet të më parë precizohet ose ndryshohet “, tha Yaroslav Zheleznyak, një anëtar i fraksionit opozitar “Holos”- “Zëri”.

Ishte presidenti i pakënaqur me qeverinë?

Studiuesi i shkencave politike dhe bashkëthemeluei i Platformës Kombëtare për Qëndrueshmëri dhe Kohezion, Oleh Saakyan, është i mendimit, se parlamenti do të votojë për këtë rezolutë për shkak të oportunitetit politik, duke injoruar ligjet. Saakyan argumenton se ky ndryshim i qeverisë “është i vonuar”, në fakt ai ishte planifikuar për vitin 2024.

Arsyet kryesore për këtë janë tensionet e vazhdueshme brenda qeverisë dhe “një numër problemesh të dukshme të menaxhimit” në fusha të ndryshme të politikave qeverisëse – nga sektori i mbrojtjes te infrastruktura dhe politika sociale. “Qeveria dëshiron të qetësojë publikisht disa nga këto tensione. Ata duan të fitojnë ‘kredibilitet të ri’, si të thuash, në kohën e duhur”, thekson eksperti.

Ndërsa Volodymyr Fesenko, politolog dhe kreu i Qendrës Ukrainase për Studimet Politike të Aplikuara “Penta”, dyshon megjithatë se ndryshimi i kreut të qeverisë do të sjellë ndryshime të mëdha politike të brendshme. “Vendimet kryesore politike do të vazhdojnë të merren në zyrën presidenciale dhe Svyrydenko, ashtu si qeveria, do t’i zbatojë ato”, tha Fesenko. Svyrydenko, që më parë ka qenë zëvendëskryetare e administratës presidenciale nën Andriy Yermak, konsiderohet si e besuara e Zelensky-t dhe një politikane e re dhe dinamike që potencialisht mund të sjellë qasje të reja. Fesenko thekson se Svyrydenko ka “përvojën e nevojshme në punën në kushte lufte dhe në marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare”.

Do të ndryshojë puna e qeverisë?

Petro Oleshchuk, ekspert i politikës në Universitetin Taras Shevchenko në Kiev, beson se pavarësisht disa skandaleve të korrupsionit në kabinetin qeveritar, Zelensky dëshiron të tregojë se ai ende ka një ekip që do të vazhdojë të punojë me të – aq më tepër që qeveria nuk do të ndryshohet plotësisht dhe një numër ministrash do të mbeten në detyrë.

Edhe Denys Shmyhal nuk pritet të largohet plotësisht nga qeveria, përkundrazi pritet të bëhet Ministër i Mbrojtjes. “Transferimi i Shmyhal në një pozicion tjetër brenda qeverisë synon të tregojë se nuk ka mosmarrëveshje të brendshme. Këto janë thjesht ndryshime personeli brenda një ekipi”, tha Oleshchuk për DW.

Nga ana tjetër, eksperti Oleh Saakyan beson se ndryshimi i pjesshëm i qeverisë tregon një mungesë akute të personelit të kualifikuar dhe të besueshëm. Ministrat e rinj dhe ata aktualë janë të detyruar të japin rezultate shpejt. Saakyan është skeptik në lidhje me perspektivat afatgjata. “Kjo është një dozë adrenaline për qeverinë aktuale. Por nuk do ta ndryshojë në thelb cilësinë”, thekson eksperti politik ukrainas.

Ndërkohë, Presidenti Zelenski ka përcaktuar tashmë prioritetet kryesore për qeverinë e re të ardhshme, duke përfshirë rritjen e prodhimit vendas të armëve, zhvillimin e projekteve të mbrojtjes dhe liberalizimin gjithëpërfshirës të ekonomisë./ DW



Ju sugjerojmë

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

3 Dhjetor, 2025 8:50 am
Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:42 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

3 Dhjetor, 2025 8:38 am
SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
Bota

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

2 Dhjetor, 2025 10:34 pm
I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit
Kryesore

I riu kritika Berishës:U çuditëm, si merret PD gjithë kohës me shkarkimin e Peleshit

2 Dhjetor, 2025 8:36 pm
“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”
Bota

“Firmat e armëve përfitojnë shumë nga lufta në Ukrainë”

2 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…
Kryesore

Sot u arrestua, Berisha: Mogherini do vinte nesër në Tiranë,Rama i kishte bërë…

2 Dhjetor, 2025 7:50 pm
“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari
Bota

“Boll korrupsionit dhe vjedhjes”, protesta masive në Bullgari

2 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në Maliq

2 Dhjetor, 2025 6:37 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri

2 Dhjetor, 2025 6:25 pm
Para
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 18 korrik 2025
















TE FUNDIT

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, në Ukrainë do të jetë e nënta

Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
3 Dhjetor, 2025

Donald Trump ka folur me gazetarët përpara një takimi të kabinetit në Uashington. Ai tha se lufta në Ukrainë është...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2025
3 Dhjetor, 2025

Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë i përfshirë nga masa ajrore të paqëndrueshme. Pjesa më e madhe e...

Lexo më shumë

Horoskopi, 3 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
3 Dhjetor, 2025

DASHI Kjo është një periudhë shumë e favorshme, veçanërisht për ata që përpiqen të rikthehen në rrugën e duhur. Një...

Lexo më shumë

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet

SHBA diskuton mundësinë e një sulmi, Maduro: Venezuela gati të mbrohet
2 Dhjetor, 2025

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të mbrohet, teksa administrata e Donald Trump-it...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com