Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret në vend/MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra, 4 ende aktive

2025/07/17 at 10:28 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zjarret në vend/MM: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 vatra mbeten ende aktive.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Mbrojtjes njofton se nga zjarret e 24 orëve të fundit janë djegur mbi 381 hektarë tokë dhe janë dëmtuar rëndë pasuri natyrore dhe bujqësore.

Në terren janë përfshirë 288 forca operacionale, 27 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë ushtarakë.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtes:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 4 janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mat, Vau i Dejës, Mallakastër, Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Përmet, Himarë, Finiq, Krujë, Tiranë, Kavajë, Rrogozhinë dhe Berat.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

Qarku Dibër

Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.

Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu. Sot, 30 forca operacionale vendore dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit.

Në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë vijon puna për shuarjen e zjarrit të riaktivizuar. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre dhe barishte.

Qarku Shkodër

Në vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës, ka vijuar puna për shuarjen e vatrës së zjarrit të rënë në datë 15.07.2025 në një sipërfaqe prej rreth 25 ha me lis, dushk, shkurre dhe barishte.

Qarku Fier

Forcat po punojnë për shuarjen e zjarrit në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Pranë vatrës ndodhet gjithashtu një pus gazi, që përbën rrezik të shtuar.

Sipërfaqja e djegur dhe e përshkuar në total llogaritet rreth 120 ha shkurre dhe pyll me pisha, si dhe janë dëmtuar dhe djegur mbi 1000 rrënjë ullinj. Sot, 36 forca operacionale vendore dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, po vazhdojnë punën për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë të tyre ka shkuar edhe helikopteri Cougar.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur më shumë se 381 hektarë sipërfaqe dhe mbi 1000 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 27 automjete zjarrfikëse dhe 288 forca operacionale.

Gjithashtu, në operacionet e ditës së djeshme mori pjesë edhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Sot, që prej orës 06:00, në operacionet e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 70 forca ushtarake dhe 2 helikopterë nga Forcat e Armatosura.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokalisht të dobëta.

Sa u përket zjarreve në pyje, sot pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër nivel rreziku “I MODERUAR” në të gjitha qarqet e tjera.

Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË”, vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Perëndim).

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

19 Korrik, 2025 6:41 pm
Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve
Rajoni

Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

19 Korrik, 2025 6:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

19 Korrik, 2025 6:01 pm
INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%
Aktualitet

INSTAT: Në vitin 2024, rreth 95 mijë ton qumësht, rënie me 6.6%

19 Korrik, 2025 5:38 pm
Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona
Bota

Mbytet anija turistike në Vietnam, humbin jetën 28 persona

19 Korrik, 2025 5:21 pm
SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida
Bota

SHBA-ja ndërmjetësoi armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

19 Korrik, 2025 5:04 pm
Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit
Aktualitet

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

19 Korrik, 2025 4:44 pm
14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani
Aktualitet

14 mijë leje punësimi për emigrantët/Inspektoriati i Punës: 20% vetëm nga Ballkani

19 Korrik, 2025 4:25 pm
U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit
Rajoni

U arrestua nga policia e Kosovës, Serbia kërkon lirimin e Popoviqit

19 Korrik, 2025 4:12 pm
Para
(Detajet) Prokuroria Speciale dhe…/ Operacion kundër spiunazhit në Kosovë

(Detajet) Prokuroria Speciale dhe.../ Operacion kundër spiunazhit në Kosovë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët

15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt të një shtëpie pushimi në Durrës

Video intime dhe shantazh/Arrestohet 35-vjeçarja, u mori 10 mln euro murgjve budistë

Video intime dhe shantazh/Arrestohet 35-vjeçarja, u mori 10 mln euro murgjve budistë

TE FUNDIT

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
19 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacione lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas të dhënave, mësohet se deri në...

Lexo më shumë

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë/ Kërkohet ndërhyrje nga ajri
19 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm në zonën e Sotiranit, në fsharin Dukat, njësia administrative Orikum. Ky zjarr,...

Lexo më shumë

Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve

Kurti dhe Limaj takohen,s’dihet nëse kanë arritur ujdi për krijimin e institucioneve
19 Korrik, 2025

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë...

Lexo më shumë

Ra në kontakt me rrymën elektrike e u rrëzua nga skela, humb jetën i riu në Shëngjin

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
19 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com