Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

2025/07/16 at 11:10 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë së Kolumbisë, sulmi brutal ndaj Pallatit të Drejtësisë më 6 nëntor 1985, “orkestruar” nga Pablo Escobar.

Ishte një ditë që ndryshoi fatin e drejtësisë kolumbiane, kur një sulm i përgjakshëm vrau 12 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe zhduku dosjet kyçe që do të mund ta çonin baronin e drogës në një ekstradim të pashmangshëm drejt SHBA-ve.

Gazetarja Fatjona Mejdini thekson se ishte pikërisht kjo marrëveshje për ekstradimin që ndezi alarmin tek Escobar. Escobar nuk e ndërmori vetë sulmin, por pagoi grupin gueril M-19 për të sulmuar në emër të tij, një manovër e ftohtë mafioze për të qëndruar jashtë skemës, por me kontroll total mbi rezultatin. Gazetari Blendi Fevziu nënvizon se qëllimi ishte i qartë, shkatërrimi i çdo prove ligjore që mund të çonte në ekstradim.

Në thelb të gjithë këtij makthi që përfshiu një komb, fshihej një frikë e vetme, të mos përfundonte në duart e drejtësisë amerikane. Dhe për këtë, Escobar ishte i gatshëm të shpërthente një luftë tw përgjakshme. Sepse për të, ekstradimi nuk ishte opsion, ishte fundi.

Fatjona Mejdini: Gjykata në Kolumbi kërkonte që të aprovonte marrëveshjen e ekstradimit me SHBA-të, që do të ishte fundi i Escobar dhe ekstradimi i tij në SHBA.

Blendi Fevziu: Ai shkoi dhe shkatërroi që të gjitha dosjet, që të mos kishte element për ta ekstraduar.

Artan Hoxha: Ai vrau 12 gjyqtarë, gjysmën e gjyqtarëve. Ai në momentin që nuk hyri në politikë, ai u çoi një mesazh shtetit kolumbian dhe drejtësisë kolumbiane. Ai bëri një marrëveshje dhe pagoi M-19, i pagoi për ta bërë këtë sulm, për të qëndruar vetë jashtë skemës. Ndërkohë që ai kishte hyrë në parlament në vitin 1982 dhe në vitin 1984 është tërhequr nga politika. Por, ai ndjeu rrezikun që do të vinte nga sulmi politik, sepse ai hyri në politikë për të mbrojtur biznesin. Në nuk mund ta rrisim dhe ta mbrojmë biznesin për qenë vetë në politikë, në qeveri. Ideja e tij ishte që mafia të kishte shtetin e vet dhe kjo është një gjë që ka ndodhur edhe në vende europiane. Por, mënyra se si kërkoi që të hynte dhe fakti që aty SHBA-të kishin hyrë fuqishme, ishin pengesat që e ndaluan atë. Në këtë sulm që bëri në Gjykatën e Lartë në fakt e detyroi qeverinë kolumbianë që të pengonte ekstradimin. Pra të anulonte marrëveshjen që kishte me SHBA-të për ekstradimet. Pas këtij sulmi Gjykata e Lartë u mblodh dhe mori vendimin që të pengonte ekstradimin.

Blendi Fevziu: Sepse ai shpërtheu një fushatë terrori në të gjithë Kolumbinë.

Fatjona Mejdini: Ka një moto sa i takon çështjes së ekstradimit. Escobar thoshte ‘më mirë një varr në Kolumbi, se sa një qeli në Amerikë’. Ekstradimi ishte një çështje që ai nuk e diskutonte dhe ishte një çështje që ai i druhej akoma më shumë. Edhe fushata e tij e terrorit në fund të viteve ’80 u udhëhoq nga frika e ekstradimit. Ai detyroi qeverinë që të negocionte për mos e ekstraduar.

Ju sugjerojmë

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën
Rajoni

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

17 Korrik, 2025 4:38 pm
Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor
Aktualitet

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor

17 Korrik, 2025 4:27 pm
Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
Aktualitet

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

17 Korrik, 2025 4:21 pm
Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës
Bota

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

17 Korrik, 2025 4:09 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 2 persona pranë stadiumit të qytetit

17 Korrik, 2025 4:03 pm
“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike
Aktualitet

“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike

17 Korrik, 2025 3:53 pm
Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës
Aktualitet

Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës

17 Korrik, 2025 3:40 pm
Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës/ Gjendet arma që u përdor nga 17-vjeçarja në Vlorë

17 Korrik, 2025 3:15 pm
Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit
Aktualitet

Hyri i maskuar e theu xhamin e derës së dyqanit për të vjedhur/ Pranga 36 vjeçarit

17 Korrik, 2025 3:01 pm
BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate
Aktualitet

BE plotëson kërkesën e Ramës/42.6 mld € për Shqipërinë dhe shtetet e tjera kandidate

17 Korrik, 2025 2:52 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 korrik 2025

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar

Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i popullit shqiptar

TE FUNDIT

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën
17 Korrik, 2025

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak...

Lexo më shumë

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor
17 Korrik, 2025

Shqipëria po njeh një rritje të ndjeshme të interesit për punësimin e shtetasve të huaj, veçanërisht nga vende si Turqia,...

Lexo më shumë

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
17 Korrik, 2025

Policia e Sarandës ka dhënë detaje rreth ngjarjes së ndodhur pak momente më parë në stadiumin e qytetit ku mbetën...

Lexo më shumë

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës
17 Korrik, 2025

Kuvendi i Ukrainës e ka emëruar Yulia Svyrydenkon kryeministre të vendit, në kuadër të riformatimit më të më madh të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com