Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

2025/07/14 at 10:44 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të hynin në ambasadat e huaja në vend.

Daum tregon se shqiptarët hynë në ambasadë duke u hedhur nga kamioni.

Blendi Fevziu: Situata po ndryshonte. Në mes të qershorit shumë njerëz nisët të hynin te ambasada turke, ambasada greke… pak njerëz, nuk kishte flukse masive. Më 2 korrik, një automjet, një Skoda e vjetër nga Republika Çeke hyri brenda ambasadës gjermane duke goditur muret e ambasadës, duke shkatërruar murin e ambasadës.

Werner Daum: Po. E mbaj mend shumë mirë. Hynë duke u hedhur nga kamioni…

Blendi Fevziu: Mendoj se kemi edhe fotografi. Ishte veprimi i parë publik kundër komunizmit. Një veprim shumë publik kundër komunizmit.

Ndër të tjera gjatë intervistës, Daum tregon se si vendosi t’i dilte kundra qeverisë së tij, që nuk dëshironte rrëzimin e qeverisë në Shqipëri, duke lënë hapur derën e ambasadës për Shqiptarët. Ish-ambasadori tregon se ditët e para numri i shqiptarëve ishte i ulët, por dita ditës ky numër shtohej, teksa në fund u arrit një numër prej 3199 personash.

Blendi Fevziu: Cilat ishin udhëzimet e qeverisë tuaj?

Werner Daum: Asnjë qeveri nuk dëshiron të rrezoj një qeveri tjetër. Asnjë qeveri nuk dëshiron diçka të tillë.

Blendi Fevziu: Nuk dëshironte të përfshiheshe në ndryshimin e qeverisë, në ndryshimin e regjimit.

Werner Daum: Personalisht ndjeja se ky ishte çasti në kohë, çasti në histori ku më duhej të luaja një rol jo vetëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve por edhe brenda strukturave tona. Bëra mëkatin më të madh, gabimin më të madh që mund të bëj një diplomat…

Blendi Fevziu: Por gjënë e duhur…

Werner Daum: Nuk ndoqa udhëzimet…

Blendi Fevziu: Por bëtë gjënë e duhur për këtë vend…

Werner Daum: Do të kthehem te ajo që ju thatë edhe me thuajse të njëjtat fjalë… Këtë ditë, më datë 2, i thashë njerëzve të mi se të gjithë duhet të largohemi nga ambasada në orën 6. Shkuam te shtëpia përballë ku jetonim, ku kishim apartamentet tona. Isha i fundit që doli nga ambasada dhe e lashë derën…

Blendi Fevziu: Hapur…

Werner Daum: Jo, jo komplet të hapur. E lashë gjysmë metri, një metër të hapur.

Blendi Fevziu: Pra ky ishte vendimi juaj!

Werner Daum: Po.

Blendi Fevziu: Po.

Werner Daum: E lashë të hapur, si një ftesë të hapur, pa ndonjë shenjë apo ndonjë udhëzim.

Blendi Fevziu: Pa përmendur se rruga është andej…

Werner Daum: Jo, jo, jo. Megjithatë ishte e qartë se kjo derë është e hapur. Nuk besoj se kemi fotografi për këtë gjë…

Blendi Fevziu: Jo, sepse në atë kohë ishte kupa e botës. Gjermania po luante finalen…

Werner Daum: Kjo ndodhi disa ditë më vonë… Kjo ndodhi disa ditë më vonë.

Blendi Fevziu: Këtu shikojmë filmime nga ambasada gjermane…

Werner Daum: Derën e lashë të hapur. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, 20, 50, 100 veta hynë në ambasadë. Ditën tjetër erdhën 200, 300, 400 veta.

Blendi Fevziu: Në ambasadën gjermane, në 5 korrik, u mblodh numri më i lartë i njerëzve brenda një ambasade. Thuhet se kishte diku te 1600 veta. Nëse nuk gabohem.

Werner Daum: Në fund ishin të pranishëm 3199 njerëz.

Kujtojmë se ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në vendin tonë, në moshën 82-vjeçare.

Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
Para
Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Kush ishte ambasadori gjerman që mbajti 3200 shqiptarë në ambasadë? – 14 Korrik 2025

Kush ishte ambasadori gjerman që mbajti 3200 shqiptarë në ambasadë? – 14 Korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

TE FUNDIT

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
15 Tetor, 2025

DASHI Qielli po ju thërret për veprim! Më në fund po rizbuloni dëshirën për të bërë gjëra që ju kanë...

Lexo më shumë

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com