Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhet ditën e sotme në Mynih të Gjermanisë, ku ka takuar homologun bavarez, Markus Soder.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në rrjete sociale.
Krahas pamjeve nga ky takim, kreu i qeverisë e ka cilësuar Soder, si një mik të çmuar me të cilin është ndërtuar marrëdhënia e një partneritet i posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë.
“Gjermani, Mynih – Të ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder, një mik i çmuar me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënien e një partneriteti të posaçëm mes Shqipërisë dhe Bavarisë”, shkruan ai.