17 vjeçarja që u vetëplagos me armë zjarri gjatë ditë së sotme është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës. Sipas bluzave të bardha, e mitura ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur në ambientet e spitalit të Vlorës, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma.
Sipas mjekëve e plagosura ka dy dëmtime në kokë: një në pjesën e syrit dhe një në pjesën sipër kokës ku dhe plumbi ka dalë, raporton tvklan.
Sipas të dhënave nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, ku e reja është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësor.
“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen ‘Kushtrimi’”, tha policia.