Kryeministri Edi Rama po mban sot një takim me kryebashkiakët në Durrës, teksa po flet lidhur me problemet që ka hasur ditët e fundit.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka përmendur problematikën e shpërndarjes së ujit të pijshëm, ku tha se është koha që të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë.
Sipas tij , Shqipëria nuk e ka luksin të presë që ujësjellësi të funksionojë si ndërmarrje.
“Duke ardhur te uji, edhe këtu kemi nevojë për një reformë kemi filluar një punë paraprake. Të gjitha llojet e eksperiencave, na nxjerrin në konkluzionin që është koha që te kemi një Operatori të Shpërndarjes së Ujit, siç kemi atë të shpërndarjes së energjisë.
Operator kombëtar që të adresojë në mënyrë jo politike. Mund ta përfytyroni ju një zyre drejtori të një Ujësjellësi me 30 këshilltare, staf ku di unë. Nuk ka zyra ime as çerekun, zyrat tuaja, e përfytyroni ju një drejtoj UKT-je më 30 veta në zyre, kjo ishte zyra e Tiranës.
Shqipëria nuk e ka luksin të pres të konsolidohen ujësjellësi të funksionojë si ndërmarrje, me bashki që arrijnë deri në absurditet si ajo e Vlorës që financon me dhjetëra mijëra euro një televizion privat, nuk e di me çfarë arsyeje”, shprehet Rama.