Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

2025/07/09 at 5:18 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

Gjykata e Lartë rrëzoi ditën e djeshme rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi lirimin nga qelia.


Lidhur me këtë vendim ka ardhur reagimi i parë nga Erion Veliaj dhe avokatët e tij ndërkombëtarë.

Përmes një deklarate, Veliaj shprehet i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës, por thekson se di ta vijoj betejën e tij ligjore në mënyrë që t’i shërbej përsëri Tiranës.

Ndërkohë sipas avokatëve ndërkombëtarë të kryebashkiakut të Tiranës, mbajtja e tij në paraburgim është në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Reagimi i plotë:

DEKLARATË E AVOKATËVE NDËRKOMBËTARË TË KRYETARIT TË BASHKISË SË TIRANËS, ERION VELIAJ, LIDHUR ME VENDIMIN E GJYKATËS SË LARTË

9 Korrik 2025, Tiranë: Dje, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë vendosi që Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës, do të qëndrojë në masën arrest me burg në IEVP Durrës, Shqipëri. Dëgjesa me dyer të mbyllura u mbajt në 8 Korrik 2025, në orën 12:00, pas shqyrtimit të dokumentave. Kryebashkiaku Veliaj hedh poshtë me vendosmëri çdo pretendim.

Pas rreth 5 muajsh qëndrimi në paraburgim dhe një hetimi thuajse dy vjeçar nga Prokuroria e Posaçme e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (“SPAK”), Kryebashkiakut Veliaj i mohohet ende aksesi me avokatët e tij ndërkombëtarë. Mbajtja në paraburgim e Z. Veliaj ka sjellë shumë shqetësime për familjen dhe miqtë e tij.

Burgosja pa akuzë e Z. Veliaj është miratuar më herët nga gjykatat pa kryer një vlerësim kuptimplotë nëse arrestimi i tij është i nevojshëm, proporcional apo i arsyeshëm, dhe pa vlerësimin e duhur të masave alternative ndaluese.

Daniel Fetterman, një ish prokuror federal në Shtetet e Bashkuara dhe partner i Kasowitz LLP, një nga firmat ndërkombëtare e cila së fundmi ka publikuar edhe një raport të përbashkët hetimor lidhur me burgosjen e paligjshme të Kryebashkiakut Veliaj, tha:

“Mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj – pa akuzë dhe kur ka mundësi për masa më të qarta, proporcionale dhe të arsyeshme alternative ndalimi – është në kundërshtim me parimet e vendosura për një proces të rregullt ligjor, dhe në papajtueshmëri me sundimin e ligjit.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha: “Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është jashtëzakonisht zhgënjyes. Sot, unë duhet të isha një hap më pranë kthimit në shtëpi, pranë familjes sime. Por, në vend të kësaj, ndodhem i burgosur dhe në izolim në IEVP Durrës, në pamundësi për t’u takuar me këshilluesit e mi ligjorë ndërkombëtarë apo për të pasur informacionin e nevojshëm për të mbrojtur veten. Unë do të vijoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që t’i shërbej përsëri Tiranës”.

Ben Brandon, Partner, Mishcon de Reya shtoi:

“Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (“ECHR”) i ndalon burgosjet arbitrare, dhe garanton që arrestimi duhet të jetë një masë e nevojshme, proporcionale dhe e arsyeshme. Ne po presim vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë, por jemi duke marrë në konsideratë të gjitha masat e mundshme ligjore. Ne mbetemi jashtëzakonisht të shqetësuar që mbajtja në paraburgim e Kryebashkiakut Veliaj bie në kundërshtim me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.”

Raporti i plotë për arrestimin e padrejtë të Kryebashkiakut Veliaj mund të gjendet këtu -> https://c212.net/c/link/?t=0&l=en&o=4455213-1…

Kasowitz dhe Mishcon de Reya do të vazhdojnë të ndjekin fuqishëm të gjitha mjetet e mundshme ligjore ndërkombëtare në emër të Kryebashkiakut Veliaj.



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin
Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin

9 Korrik, 2025 7:08 pm
Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes
Bota

Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes

9 Korrik, 2025 6:53 pm
Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri
Aktualitet

Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri

9 Korrik, 2025 6:34 pm
Para
Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen

Spanjë/ Trajneri Carlo  Ancelotti dënohet me një vit burg

Spanjë/ Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg
















TE FUNDIT

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
9 Korrik, 2025

Çdo analizë mbi qëndrimin aktual të Donald Trump ndaj Rusisë rrezikon të bëhet shumë shpejt e vjetëruar. Nëse i kushtoni...

Lexo më shumë

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Vdekja tragjike e futbollistit Diogo Jota dhe vëllai të tij Andre Silva tronditi mbarë botën e portit, por jo vetëm....

Lexo më shumë

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
9 Korrik, 2025

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër rrënoja e mbeturina në Teksas, ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com