Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka reaguar ndaj vendimit të Parlamentit Evropian, pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Begaj thotë se kjo rezolutë i jep Shqipërisë energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, shprehet Presidenti Begaj.