Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një tjetër zonë të kryeqytetit, e cila që lidhet me lirimin e hapësirave publike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndan pamjet nga një hapësirë në zonën e 21 Dhjetorit, për të cilën thotë se nuk është më ‘tokë e xanun’.
Më tej, Rama ka njoftuar se 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim.
“Kjo hapësirë publike e 21 Dhjetorit (si të tjera në Tiranë sot, nesër e në vijim) nuk është më “tok e xanun”.
Por në ndërkohë 8 grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare për të cilat kemi marrë angazhimin e mbi 100 arkitektëve të huaj që punojnë edhe me Shqipërinë, e që do të kontribuojnë falas me projekt-idetë e tyre”, shkruan Rama.