Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

2025/07/09 at 2:29 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për mbështetje financiare në bashkëfinancimin e projektit të ndërtimit të shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës, komunë e banuar me shumicë shqiptare në Serbi.


Gjatë takimit të kabinetit qeveritar, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se ky vendim erdhi pas kërkesës së Komunës së Preshevës.

Ai tha se kjo kërkesë është bazuar në dakordimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Bashkëfinancimi i projektit në vlerë prej 580.000 euro nga ana e Kosovës, sipas Çekut, përfaqëson “një ndër investimet më të rëndësishme për jetën kulturore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

Siç është thënë më herët nga ekzekutivi kosovar, shteti i Kosovës deri më tani, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka përkrahur 28 projekte të kulturës, ndërsa drejtpërdrejt përmes Ministrisë së Kulturës 21 projekte në Luginën e Preshevës, term që përfshin edhe Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

Më 27 qershor janë ndarë gjithashtu 626 mijë e 400 euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke përfshirë bursa për studentë, mbështetje për nxënësit dhe financim të aktiviteteve lobuese e avokuese në nivel ndërkombëtar.

Në tetor të vitit të kaluar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po përpiqet të ndalojë mbështetjen financiare të Qeverisë së Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Reagimi i Bislimit erdhi pasi përfaqësues të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës thanë se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Serbi kishte kërkuar anulimin e thirrjes për subvencionimin e kulturave bujqësore nga fondet e Qeverisë së Kosovës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e shpallur në vitin 2008, dhe e konsideron atë pjesë të territorit të saj.

Nga ana tjetër, autoritetet zyrtare në Beograd financojnë përmes buxhetit të Serbisë të gjitha institucionet arsimore dhe shëndetësore në zonat me shumicë serbe në Kosovë.

Pjesa tjetër e institucioneve të Serbisë në Kosovë është mbyllur gjatë vitit 2024 nga autoritetet kosovare, pasi këto konsiderohen të paligjshme dhe paralele./REL



Ju sugjerojmë

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
Aktualitet

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

9 Korrik, 2025 9:30 pm
Auto-Skicë
Bota

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

9 Korrik, 2025 9:00 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

9 Korrik, 2025 8:52 pm
Auto-Skicë
Sport

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

9 Korrik, 2025 8:48 pm
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksas arrin mbi 100
Bota

Mbi 170 të zhdukur nga përmbytjet në Teksas, numri i të vdekurve shkon në 110

9 Korrik, 2025 8:13 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat
Sport

Mori drejtimin e Shqipërisë U-17, Fatjon Tafaj tregon objektivat

9 Korrik, 2025 7:28 pm
IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

9 Korrik, 2025 7:20 pm
Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin
Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin

9 Korrik, 2025 7:08 pm
Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes
Bota

Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes

9 Korrik, 2025 6:53 pm
Para
Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

“8 grupe arkitektësh të…”/Rama: Kjo hapësirë publike nuk është më ‘tokë e xanun’

“8 grupe arkitektësh të…”/Rama: Kjo hapësirë publike nuk është më ‘tokë e xanun’
















TE FUNDIT

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve
9 Korrik, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,...

Lexo më shumë

Fyerje ndaj Erdogan, Turqia mbyll platformën e Inteligjencës Artificiale

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë thuhet se urdhëroi bllokimin e Grok, asistentit të inteligjencës artificiale për Platformën X...

Lexo më shumë

Irritimi i Trump me Putinin, si po e shmang Moska

Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
9 Korrik, 2025

Çdo analizë mbi qëndrimin aktual të Donald Trump ndaj Rusisë rrezikon të bëhet shumë shpejt e vjetëruar. Nëse i kushtoni...

Lexo më shumë

Vdekja e Jotës, shuma që bashkëshortja dhe fëmijët e futbollistit do të përfitojnë

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Vdekja tragjike e futbollistit Diogo Jota dhe vëllai të tij Andre Silva tronditi mbarë botën e portit, por jo vetëm....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com