Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve të aplikojnë në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës. Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se kjo është një mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publike.
Gjithashtu Rama bëri me dije se ky program ofron 600 vende praktike në administratë dhe institucione publike, trajnim i dedikuar nga ASPA, kompensim financiar gjatë praktikës, si edhe mundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantë.
Po ashtu, praktika zhvillohen në një periudhë kohore 3-mujore, Shtator – Dhjetor 2025, ndërsa afati i aplikimet është deri më 10 Gusht 2025.
Aplikimet bëhen lehtësisht online me CV dhe letër motivimi në: praktika.riniafemijet.gov.al, ku mund të gjeni të gjitha institucionet dhe profilet përkatëse.
Postimi i kryeministrit Rama
Thirrja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publike
-600 vende praktike në administratë dhe institucione publike
-Trajnim i dedikuar nga ASPA
-Kompensim financiar gjatë praktikës
-Mundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantë
-Periudha e praktikës 3-mujore: Shtator – Dhjetor 2025
-Aplikimet: deri më 10 Gusht 2025
-Apliko lehtësisht online me CV dhe letër motivimi në 👉🔗 praktika.riniafemijet.gov.al