Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

2025/07/09 at 9:47 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

Marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian po futen në një fazë të re tensioni. Donald Trump ka sinjalizuar një hapje të kujdesshme ndaj Brukselit, duke deklaruar se “BE-ja tani po na trajton shumë mirë”. Ai ka paralajmëruar se brenda dy ditësh do të dërgojë një letër zyrtare që do të përmbajë përqindjet tarifore për produktet europiane.

Sipas Sekretarit amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, përmirësimi i klimës ka ardhur pas ofertave konkrete nga Brukseli. Këto përfshijnë blerjen e gazit natyror të lëngshëm për të mbuluar rreth 50% të nevojave energjetike, blerjen e armëve si për mbrojtjen e vetë Europës, ashtu edhe për ndihmën ndaj Ukrainës – si dhe importe të lëndëve të rralla strategjike. Po ashtu, BE është tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm për të reaguar me masa të njëjta tarifore ndaj atyre amerikane.

Megjithatë, Brukseli nuk është i gatshëm të pranojë gjithçka. Një nga kërkesat më të debatueshme nga SHBA është heqja jo vetëm e planeve për një taksë dixhitale europiane, por edhe shfuqizimi i atyre që tashmë janë në fuqi në disa vende anëtare si Italia, Franca, Spanja, Austria dhe Portugalia një veprim që Komisioni Europian nuk mund ta ndërmarrë ligjërisht.

Po ashtu, tensione ka edhe për sektorin farmaceutik. Trump ka propozuar që kompanitë europiane të transferojnë prodhimin në SHBA brenda një viti e gjysmë, përndryshe do të përballen me tarifa deri në 200%. Nga ana e BE-së, kjo konsiderohet e papranueshme, sidomos pas mësimeve të pandemisë COVID-19, që tregoi rrezikun e varësisë së plotë nga importet në sektorin shëndetësor.

Në listën e përplasjeve është edhe sektori agro-ushqimor, ku Trump ka paralajmëruar një tarifë 17% që do të penalizonte rëndë eksportet europiane. Brukseli ka bërë disa hapa pas për të ruajtur negociatat, por frika se Trump mund të ndryshojë qëndrim në çdo moment mbetet e fortë në radhët e liderëve europianë.

Komisioneri europian për Energjinë, Dan Jorgensen, gjatë një mbledhjeje të mbyllur, theksoi se BE do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje të drejtë dhe të barabartë. Edhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, paralajmëroi: “Nëse nuk arrijmë një marrëveshje të ndershme me SHBA-në, BE duhet të jetë gati të përgjigjet për të mbrojtur ekonominë tonë”.

Komisioneri europian për Tregtinë, Maros Sefcovic, deklaroi nga Strasburgu se Europa do të përpiqet për një marrëveshje që sjell përfitime të ndërsjella, por duhet të jetë e përgatitur për çdo skenar.

Ndërkohë, Trump ka vendosur një afat përfundimtar deri më 1 gusht për përmbylljen e marrëveshjes, duke paralajmëruar se nuk do të ketë shtyrje të mëtejshme. Ai ka bërë të ditur se për disa produkte mund të vendosen tarifa deri në 70%, ndërsa tashmë ka njoftuar një tarifë 50% për importet e bakrit. Qëllimi i SHBA-ve, sipas sekretarit të Thesarit, është të trefishojë të ardhurat nga tarifat doganore deri në fund të vitit, duke i çuar në rreth 300 miliardë dollarë.

Europa po negocion në kohë shtesë, por fundi i kësaj ndeshjeje mbetet i paparashikueshëm./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin
Aktualitet

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin

9 Korrik, 2025 7:08 pm
Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes
Bota

Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes

9 Korrik, 2025 6:53 pm
Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri
Aktualitet

Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri

9 Korrik, 2025 6:34 pm
Berlin, Bundestagu debate për buxhetin e vitit 2025
Bota

Berlin, Bundestagu debate për buxhetin e vitit 2025

9 Korrik, 2025 6:19 pm
Spanjë/ Trajneri Carlo  Ancelotti dënohet me një vit burg
Sport

Spanjë/ Trajneri Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

9 Korrik, 2025 6:00 pm
Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen
Bota

Francë/ Policia franceze bastis zyrat e partisë së Le Pen

9 Korrik, 2025 5:48 pm
Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë
Rajoni

Kosovë/ Mbi 3.600 nënshkrime kundër urave të reja në Mitrovicë

9 Korrik, 2025 5:29 pm
Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë
Kryesore

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

9 Korrik, 2025 5:18 pm
Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari
Aktualitet

Sarandë/ Tentoi të korruptonte Policinë Rrugore me 50 euro, procedohet 38-vjeçari

9 Korrik, 2025 5:00 pm
Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë
Bota

Gjykata evropiane shpall Rusinë fajtore për shkelje në Ukrainë

9 Korrik, 2025 4:51 pm
Para
Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive

Situata me zjarret në vend/MM: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

TE FUNDIT

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, burgim i përjetshëm për shqiptarin
9 Korrik, 2025

Gjykata e Trevisos në Itali dha vendimin e prerë duke e dënuar me burgim të përjetshëm Bujar Fandajt. 40-vjeçarin me...

Lexo më shumë

Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes

Papa Leo takim me Zelenskyn: Vatikani i gatshëm të organizojë bisedimet e paqes
9 Korrik, 2025

Papa Leo ka pritur ditën e sotme në një takim presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Takimi u zhvillua në Castel Gandolfo,...

Lexo më shumë

Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri

Rritet numri i apartamenteve të blera nga shqiptarët e Kosovës në Shqipëri
9 Korrik, 2025

Qytetarët e Kosovës po blejnë gjithnjë e më shumë prona në Shqipëri. Janë kryesisht prona në bregdet. Nga 440 milionë...

Lexo më shumë

Berlin, Bundestagu debate për buxhetin e vitit 2025

Berlin, Bundestagu debate për buxhetin e vitit 2025
9 Korrik, 2025

Kancelari Friedrich Merz mbron politikën e migracionit që po ndjek qeveria e tij dhe deklaron reformimin e ndihmës sociale. Partia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com