Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

2025/07/08 at 5:06 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma

Serbia prej muajsh gumëzhin nga protestat e studentëve. Në këto protesta është vërejtur mungesa e flamujve të Bashkimit Evropian. Komisionierja e zgjerimit, Marta Kos, në një intervistë për DW shpjegon arsyet dhe pengesat në rrugën drejt BE-së të shtetiit serb.


Deutsche Welle: Kenë thënë se zgjerimi i BE-së është një temë që ju shoqëron gjatë gjithë jetës. Çfarë doni të thoni me këtë?

Marta Kos: Jam rritur në Jugosllavinë komuniste dhe, kur vendi im u bë i pavarur – Sllovenia – dëshira më e madhe ishte të bëheshim pjesë e një komuniteti vlerash dhe demokracie. Që nga viti 1991 kemi luftuar për këtë. Dhe kur në vitin 2004 Sllovenia u bë anëtare e BE-së, ishte një nga ditët më të lumtura të jetës sime.

Pse ishte kjo aq e rëndësishme për ju?

Ne jemi një vend i vogël – vetëm dy milionë banorë dhe 20.000 kilometra katrorë. Në një botë si kjo, ku duhen aleatë, një vend i vogël nuk mund të qëndrojë vetëm. Bashkimi Evropian na dha këtë forcë dhe jam shumë e lumtur që qytetarët e Sllovenisë ende e mbështesin këtë.

A keni mësime nga përvoja juaj që mund t’i ndihmojnë vendet që aspirojnë të anëtarësohen?

Ajo që kemi mësuar është se anëtarësimi në BE nuk ndodh vetvetiu – duhet të luftosh për të. Është shumë e rëndësishme që udhëheqja politike ta mbështesë sinqerisht këtë proces, sepse bëhet fjalë për një tranzicion të thellë. Në disa vende kandidate udhëheqja është shumë e përkushtuar. Por nëse ajo nuk e mbështet këtë rrugë, si mund të besojnë qytetarët se anëtarësimi në BE është diçka e mirë? Mësimi i dytë është se nuk bëhet fjalë vetëm për ekonominë. Kur Sllovenia u bë anëtare, e pamë këtë si një rrugë drejt mirëqenies. Sot, anëtarësimi ka të bëjë me paqen, lirinë dhe sigurinë. Janë këto themelet mbi të cilat u ndërtua BE-ja dhe tani po kthehemi te ato.

Si po përparon Ukraina në rrugën e saj drej BE-së, ndërsa prej vitit 2022 ndodhet në luftë me Rusinë?

Është e jashtëzakonshme ajo që po bëjnë ukrainasit. Ndërkohë që vendi i tyre bombardohet, ata vazhdojnë bisedimet për anëtarësim në BE dhe bëjnë reformat e nevojshme. Është e vështirë të bësh negociata edhe në kohë paqeje – por ata po i bëjnë gjatë luftës. Kanë arritur shumë, dhe ne jemi gati të hapim kapitullin e parë të negociatave për çështjet themelore. Deri në fund të vitit synojmë të hapim të gjithë kapitujt. Më pas do të fillojnë negociatat e plota. Konflikti me Rusinë filloi në vitin 2014, kur Ukraina donte të nënshkruante një marrëveshje tregtare me BE-në dhe Putini e kundërshtoi. Kam admirim të madh për popullin e Ukrainës dhe do të bëj ç’është e mundur që Ukraina të bëhet anëtare – ndoshta edhe para vitit 2030.

A mbetet procesi i anëtarësimit i bazuar në meritë apo dominon gjeopolitika?

Ka një tension midis nevojave gjeopolitike dhe parimit meritor. Të dyja janë të rëndësishme. Por nuk mund të pranojmë vende që nuk janë gati për tregun e përbashkët apo që nuk mund të mbrojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Prandaj, parimi i meritës mbetet themeli i procesit të zgjerimit. Përmes tij përgatiten vendet në shumë fusha, veçanërisht në lirinë e medias dhe sistemin e drejtësisë.

Si po e ndihmon BE-ja Moldavinë përballë ndikimit rus?

Propaganda ruse është jashtëzakonisht agresive, sidomos në Moldavi. Rusia po investon miliona euro për ta penguar Moldavinë të ndjekë rrugën evropiane. Por ne e kemi përmirësuar qasjen tonë. Për herë të parë kemi dërguar një ekip të reagimit të shpejtë hibrid nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së, bashkë me ekspertë nga disa vende anëtare. Po ndihmojmë qeverinë moldave të luftojë narrativat ruse që përhapin frikën se anëtarësimi në BE sjell luftë apo humbje të identitetit. Unë vij nga një vend më i vogël se Moldavia – dhe anëtarësimi në BE ka ndihmuar në ruajtjen e identitetit tonë. Kjo është një qasje e re, që po zbatojmë edhe për Ukrainën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

A janë Ukraina dhe Moldavia të lidhura në këtë proces?

Për momentin po dhe ne mbështesim hapjen sa më të shpejtë të kapitullit të parë për të dyja vendet.

Si i komentoni protestat dhe kërkesat e qytetarëve në Serbi?

Serbia është në një situatë të vështirë. Bashkimi Evropian e mbështet rrugën evropiane të Serbisë dhe të popullit të saj. Por, megjithëse është vend kandidat prej shumë vitesh, nuk i ka përmbushur ende reformat e nevojshme. Ne po ndihmojmë që këto reforma të përmbushen. Protestat që shohim prej muajsh janë një shprehje e qartë e pakënaqësisë së qytetarëve. Çdo qeveri duhet të dëgjojë qytetarët e vet. Në shumë pika, protestuesit kërkojnë të njëjtën gjë që kërkon edhe BE-ja: sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit, liri të medias. Kemi një interes të përbashkët dhe shpresoj që do të mund të ndihmojmë në stabilizimin e vendit.

Në Gjeorgji shihen flamuj të BE-së gjatë protestave. Pse mungojnë në Serbi?

Kam folur me shumë qytetarë, profesorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi. Ja çfarë më kanë thënë në mënyrë të përmbledhur: së pari, thonë se BE-ja e mbështet presidentin Vuçiç. Së dyti, ju na keni bombarduar – edhe pse ishte NATO. Së treti, ju doni që Serbia të njohë Kosovën. Dhe së katërti, nuk duam të zemërojmë Rusinë. Këto ndjenja duhet të merren seriozisht. Duhet të komunikojmë më mirë përfitimet e zgjerimit.

Si mund të anëtarësohet Serbia në BE, pa u zgjidhur çështja e Kosovës?

Zgjedhja për në BE sjell përgjegjësi. Askush nuk e detyron Serbinë. Por nëse thotë “po”, duhet të përmbushë detyrimet. Nëse arrijmë ta shpjegojmë më mirë pse BE-ja është e dobishme për Serbinë dhe sjellim investitorë që hapin vende pune, atëherë jemi në rrugë të mirë.

Si veproni me vende anëtare si Hungaria që bllokojnë zgjerimin?

Në procesin e anëtarësimit nevojiten vendime unanime. Hungaria organizoi një konsultim publik ku disa politikanë thanë se qytetarët janë kundër anëtarësimit të Ukrainës. Por ne kemi një sondazh nga Eurobarometri që tregon se mbi 60% e qytetarëve hungarezë mbështesin zgjerimin. Zgjidhja është dialogu konstruktiv dhe shpresojmë të gjejmë rrugëdalje bashkë me të gjitha vendet anëtare.

A keni një plan konkret për Viktor Orbán?

Nuk kemi plan për Orbán. Kemi plan për procesin e anëtarësimit – dhe brenda këtij kuadri do të gjejmë zgjidhjen./DW



Ju sugjerojmë

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
Aktualitet

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

15 Tetor, 2025 5:23 pm
Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
Bota

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

15 Tetor, 2025 5:04 pm
Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj

15 Tetor, 2025 5:00 pm
111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim
Aktualitet

PD kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Pretendime të pavërteta, përgjigjem me ndershmëri

15 Tetor, 2025 4:14 pm
Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm
Aktualitet

Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm

15 Tetor, 2025 4:11 pm
Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?
Kryesore

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?

15 Tetor, 2025 2:47 pm
Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite
Kryesore

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite

15 Tetor, 2025 1:43 pm
Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Para
Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte...

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
















TE FUNDIT

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
15 Tetor, 2025

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një deklaratë për mediat nga Tirana, ka zbuluar detaje nga tubimi që do të...

Lexo më shumë

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
15 Tetor, 2025

Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm të mërkurën pasdite, pas bombardimeve vdekjeprurëse dhe luftimeve tokësore...

Lexo më shumë

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj
15 Tetor, 2025

Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve në vend....

Lexo më shumë

PD kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Pretendime të pavërteta, përgjigjem me ndershmëri

111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim
15 Tetor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me fillimin e procedurës parlamentare nga ana e Partisë Demokratike, për shkarkimin nga detyra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com